Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin

Puna për ndërtimin e terminalit veri-perëndimor të Tiranës po ecën me ritme të mira. Ky investim i rëndësishëm për transportin ndërqytetës do të lehtësojë trafikun, por edhe do të ofrojë kushte më të mira për qytetarët që vijnë apo largohen nga Tirana.

Në inspektimin e punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky terminal do të përsërisë historinë e suksesit të terminalit jug-lindor në Lundër. Ai shtoi se kjo hapësirë do të strehojë një terminal prej 10 mijë metrash katrorë, me infrastrukturë të përshtatshme për autobusët dhe pasagjerët, duke e ngritur standardin e shërbimit në nivele më të larta.

“Për këdo që ka parë terminalin jug-lindor, terminali veri-perëndimor do jetë i të njëjtit standard, por 3-4 herë më i madh, sa i takon sipërfaqes dhe volumit të pasagjerëve. Fillimisht, në këtë shesh-pushim të madh, do të bëjmë transferimine autobusëve që janë pas shpinës sime. Do të ketë një rreth-rrotullim pa qenë e nevojshme të shkojmë tek ura e lumit të Tiranës, pra pa shkuar në Kodër-Kamzë, për t’u kthyer menjëherë këtu ku jemi, tek ajo që quhet zona e Malajzianit dhe zona e Spitaleve. Nuk do jetë një andrallë aq e madhe dhe trafik i panevojshëm në zonën e Kodër-Kamzës, përveçse atyre që, në fakt, do vazhdojnë nga Kodër-Kamza drejt Kamzës, e pastaj në veri të Shqipërisë”, tha ai.

Veliaj përmendi rëndësinë e sinkronizimit mes terminalit të ri dhe hekurudhës, që po ndërtohet.

“Na duhet një bashkëpunim, që pasi të mbarojmë punë dhe të kemi kryer transferimin, të bëjmë edhe lidhjen me terminalin e trenit. Binarët janë në proces vendosje dhe në momentin që këto të dyja kanë një sinkron dhe mbarojnë pothuajse në të njëjtën kohë, atëherë do të jetë e mundur të përdoret aeroporti, porti, terminali multimodal, ku do vendosen edhe taksitë, edhe transporti i qytetas i Tiranës, bashkë me terminalin e trenit; pas kësaj mund të themi se kemi krijuar një portë të Tiranës moderne”, sqaroi ai. 

Investimi në këtë terminal është një hap i rëndësishëm për të risistemuar zonat e njohura si Malajziani dhe Kthesa e Kamzës, duke reduktuar trafikun e panevojshëm dhe duke krijuar një model më të rregulluar të qarkullimit. Veliaj e cilësoi këtë projekt si një fitore për publikun dhe një shembull të mbrojtjes së territorit publik nga abuzimet e së shkuarës.

“Ftesa për të gjithë ata që përdorin terminalin është të bashkëpunojmë dhe ta mbyllim këtë investim të jashtëzakonshëm për Tiranën në kohë rekord. Ka qenë një kalvar i vërtetë, siç ndodh tipikisht me sistemin gjyqësor kur ka çështje pronash, masa bllokimi, letra të dhëna ndër vite me gjykata fakti, por që në fakt, kanë tjetërsuar prej vitesh pronën e Bashkisë, e cila më në fund është në duart e publikut. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme për publikun, për qytetarët, për Tiranën sepse ka kaluar ajo kohë kur mund të zaptohej çdo lloj toke dhe qyteti humbte gjithmonë territore të veta në favor të privatit. Sot është publiku që po fiton ndaj privatit", theksoi kryebashkiaku.

Terminali i ri do të ofrojë më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë Bashkia e Tiranës ka marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes transportit urban.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moderatore: 23/11/2024 18:09

    ..sono Carlo,dove sono i commenti?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sylvinho 'motivon' Cristian Shpendin, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e nëntë në Itali

Sylvinho 'motivon' Cristian Shpendin, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e nëntë në Itali