Në Kalabri, ku gulon malli për Mëmëdhe

Në Kalabri, ku gulon malli për Mëmëdhe

Drejt Italisë u nisëm me urgjencë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së Al Bano Karrisit, Iolandës, që ndërroi jetë papritur.Bashkë me artisten Aksinja Xhoja i shprehëm ngushëllimet në emër të fansave shqiptarë dhe të banorëve të lagjes “Pavarësia” në Vlorë, ku Ai është resident prej 3 vjetësh.

I mbushur me dhimbje, këngëtari falenderon vajtjen tonë dhe tha se i vinte keq, që nuk mundi të këndontë në koncertin e festivalit 11- të në Bunkart, ku ishte ftuar nga miku i tij Carlo Bollino.

Gjatë qëndrimit në Celino, vizituam vorrezat ku prehet Iolanda Karrisi, ashtu edhe në Kishë, ku shkruam disa rrjeshta për dhimbjen që shkaktoi vdekja e Iolandës, që e donte aq shumë Shqipërinë.

Këngëtari, nuk harroi të jepte si dhuratë kalendarët e vitit 2020 si dhe verën Felicita.

Ishte një ditë e pazakontë në vendlindjen e këngëtarit në Celino San Marko, ku mbretëronte heshtja e dhimbja.

Në qytezat arbëreshe, ku gulon malli për Mëmëdhe.

Ishin planifikuar disa veprimtari e koncerte nga Aksinja Xhoja edhe me cilësinë e kryetares të degës së Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, në mbështetje të të dëmtuarve nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.Për mua ishte një shans, për të biseduar e kontaktuar me arbëreshët.

Ne duhet të largoheshim të shtynën herët nga Brindizi, sepse do të zbrazej i gjithë qyteti, pasi do të trasportohej një bombë gjigande e luftës së dytë botërore, që ishte konstatuar teksa bëheshin disa punime dhe për të evituar rrezikun nga një shpërthim i mundëshëm, bashkia dha alarmin për të larguar 50 mijë banorët.Kur u kthyem, mësuam se nuk kish ndodhur asgjë.

Në qytezën. Civita.

Rruga vazhdimisht në të përpjetë, shpalos një bukuri të rrallë dhe teksa sheh qytezat e vendosura rrëzë maleve, e ndjen veten në Shqipërinë tënde.Qyteza e parë, që vizituam, ishte Civita. Me shumë emocione ishte vizita në muzeun etnik të Arbërisë, që nuk kish asnjë ndryshim me një muze etnografik në Shqipëri.

Në eksponatet e tij ishin ekspozuar bukur veshjet, veglat e punës e gjithcka, që përcillte traditën e të parëve.

Interesant ishte pavioni, që pasqyronte historinë dhe kontributin e personaliteve të shquar arbëreshë në shekuj, libra të autorëve të ndryshëm deri edhe studime shkencore.Në krye të stendës ishte Demettrio Emanuelle dhe libri Arbëria, tashmë i njohur nga lexuesit.

Takimi i ngrohtë me kryetarin e bashkisë Aleksandro

Më parë kish lënë takim artistja Aksinja Xhoja, e kudogjëndur në Kalabri dhe që ka dhënë një kontribut të cmuar për promovimin e vlerave kulturore, traditës e historisë tek arbëreshët.Ai u gjënd menjëherë mes nesh i mallëngjyer dhe foli gjatë për vizitat, që kish bërë në Shqipëri e Kosovë dhe shprehu keqardhjen për dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.Por bisedës së gjatë, kryetari i bashkisë i vuri pikën duke thënë:”Shumë rrallë vijnë drejtus të shtetit shqiptar mes arbëreshëve dhe unë këto, që po ju them juve ia thashë edhe Presidentit z. Ilir Meta kur erdhi.Që të mos vijnë për vakancë dhe thjeshtë për shkiëmbime kulturore, por të bëjmë edhe lidhje e shkëmbime ekonomike.Kështu jo vetëm do të ishim më shpesh bashkë, por edhe do të ndihmoheshin konkretisht arbëreshët, që prej shekujsh i kanë sytë nga Mëmëdheu.

Në Frashineto

Në këtë qytezë është hera e tretë që e vizitoj, më parë me ftesë të Prof. Lucia Martino, gruaja e shquar arbëreshe,që me dinjitet përfaqëson e punon gjatë gjithë jetës për promovimin e vlerave kulturore, traditës, mësimin e gjuhës arbëreshe.Ajo ndjehet e lumtur dhe e vlerëson një event të rëndësishëm në jetën e saj, paisjen me pasaportë shqiptare.

Kishim dëgjuar më parë dhe ezi pritëm të bënim vizitën tek muzeu i ikonave, që zor se e gjen në ndonjë shtet tjetër të Europës.Në të tre katet e godinës, tepër e vecantë edhe nga konstruksioni, janë ekspozuar 1067 ikona, afreske dhe objekte të ndryshme, që vijnë nga shekulli i 10-të. E gjithë kjo punë e bërë në dekada, administrohet nga Kisha ortodokse.

Në bisdeën që bëmë me kryetarin e bashkisë z. Angelo Catapano, këtë muze e cilësoi “një thesar të kulturës” dhe bëri të ditur,se kish marrë inisiativë që tju bëhet jehonë këty ekonove, që njihen shumë pak me një ekspozitë, që do të bëhet vitin e ardhëshëm në Brindizi.Kjo është mbështetur ehe nga dega e Fondacionit të Puglias që drejtohet nga Aksinja Xhoja, si edhe u mirëprit edhe pikori i famshëm Italian Ernesto Gennaro Solferino,që drejton shoqatën kulturore La Cazacia te Frankavillës në Frankavilla.

Në qytezën fantastike të Firmos.

Muarëm rrugën drejt Firmos,pasi do të ndiqnim koncertin, që do të jepte Aksinja Xhoja dedikuar të dëmtuarve nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.Burra, gra, të rinj dhe të reja arbëreshë, u mrekulluan për gjatë 100 minutave me interpretimin dinjitoz në piano të pjesëve të autorëve të famshëm botëror, si Shopen, Rosini, Moxart.Disa nga interpretimet u realizuan me katër duar bashkë me të bijën, Marylin,një talent me të ardhme, që interpretoi bukur, disa këngë në gjuhët anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip.

Emocione të vecanta krijoi kënga Lule Borë e Simon Gjonit etj.

Bisedë e përzemërt me kryetarin e bashkisë dhe kantautorin Santino Di Bartolo

Na darkën që shtroi kryetari i bashkisë z.Giuseppe Bosko., prekej malli, që kanë arbëreshët për tokën e të parëve dhe përpjekjet, që bëhen për të mbajtur gjallë traditat, gjuhën, kulturën.

Shembulli konkret ishte interpretimi i disa këngëve arbëreshe nga kantautori Santino Di Bartolo.Me mjaft interes u ndoq edhe biseda me Paolo Cozzolino,piktor, që ka realizuar me mjeshtëri të lartë ikona dhe pikturat e Skënderbeut.Mësuesja e gjuhës Kikina Martino, kërkon mundësi të reja bashkëpunimi me Shqipërinë, vecanërisht në fushën e arsimit.

Ishte një natë magjike me njerëzit e një gjaku, që i dha dritë koncerti i Aksinjës, bashkë me të bijën këngëtare Marilyn, mbështetur nga bashkëshorti kameraman

Marcello, qqë solli pjanon nga Brindizi, ashtu sikurse vepron në të gjitha rastet, për aktivitetet artistike që organizohen në qytezat Arbëreshe dhe në Puglia.

U larguam nga Firmo duke bërë fotot pranë bustit të Skënderbeut, vendosur në qëndër të qytezës, me kontributin e artistes shqiptare Aksinja Xhoja dhe një tjetër foto në krah të poetit Vorea Ujku.

Mes arbëreshëve, ndjen mallin që ata kanë për Mëmëdhe.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 23/12/2019 08:04

    Po cfare aspekti ekonomk pozitiv flisni si sju vjen turp. FUKARALLIKU ka mbuluar vendin anembane. Mos e shikoni Shqiperine me syte e qeverise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksioni i SPAK në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?

Aksioni i SPAK në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?