7 ditë luftime në Nogorno Karabakh, Armenia dhe Azerbajxhani fusin në lojë artilerinë e rëndë/ VIDEO

Ka kaluar një javë nga shkëndija e parë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë  dhe situata nuk po njeh qetësi. Në zonë ka luftime intensive me artileri të rëndë pas konfliktit për territorin e  kontestuar të Nagorno-Karabakut.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se mori "masa hakmarrëse"  ndaj Armenisë pas  sulmit të raketave në qytetet e Terter dhe Goradiz, megjithatë nuk njoftoi se cfarë masash ishin marrë.

Deklaratat e qeverisë azere erdhën kur  zëdhënësi i Ministrisë Armene të Mbrojtjes, Shushan Stepanian tha se luftimet intensive "po zhvilloheshin përgjatë gjithë vijës së frontit" dhe se forcat armene kishin rrëzuar tre aeroplanë azerë, pretendim ky i hedhur poshtë nga pala azere.

Deri tani zyrtarët e Nagorno-Karabakut njoftojnë se  më shumë se 150 ushtarakë të tyre  kanë humbur jetën.   Ndërkohë që autoritetet azere nuk kanë dhënë detaje për viktimat e tyre ushtarake, por thanë se 19 civilë u vranë dhe 55 të tjerë u plagosën nga sulmet.

Nagorno-Karabah është një rajon autonom me shumicë armene brenda Azerbajxhanit, për vënien në kontroll të së cilës palët kanë pasur përplasje që prej vitit 1992 dhe si pasojë e së cilës në luftërat mes palëve kanë humbur jetën të paktën 30000 persona.

Disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për tërheqje nga ato zona dhe ndalim të luftimeve por të dyja palët kanë refuzuar një gjë të tillë.

E.M./er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yyy: 04/10/2020 18:52

    Sh mire se kshu kemi 7 muaj investime e jo 3 si ne te kaluaren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)