VLORË- Gjatë mbrëmjes të kësaj të diele, policia dhe FNSH kanë nisur kontrollet e automjeteve për persona me precedent kriminal në Vlorë dhe në Korçë.

Kontrollet janë zhvilluar në hyrje të qyteteve dhe po vëzhgohet për automjete dhe për persona me precedent penal.

Deri më tani nuk dihen rezultatet e këtij operacioni, nëse ka persona të ndaluar ose jo, teksa kujtojmë që kontrolle të tilla janë zhvilluar edhe gjatë javës në qytetin bregdetar.