Një 56-vjeçarë i identifikuar si Tafil Vokrri është arrestuar me qëllim ekstradimi mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtarë. Vokrri, 56 vjeç, banues në Kavajë, kërkohej për ‘Trafik narkotikësh’.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarw pasi, Gjykata Catanzaros nw Itali, kishte lëshuar urdhërin e kërkimit ndërkombetar, pasi kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për kryerjen e veprave penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale", "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Trafikim i armëve të zjarrit".

Njoftimi i plotë i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Më datë 19.10.2017, Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim ndërkombëtar;

- Tafil Vokrri, 56 vjeç, banues në Kavajë

Ky shtetas është i shpallur në kërkim pasi, Gjykata Catanzaros / Itali, me vendimin e datës 02.11.2005, ka lëshuar urdhërin e kërkimit ndërkombetar, pasi ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për kryerjen e veprave penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale", "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Trafikim i armëve të zjarrit", parashikuar nga Neni 110 i Kodit Penal Italian si dhe Nenet 73 dhe 309/90 të ligjit mbi drogat.

Veprimet e mëtejshme po kryen nga Specialistët e Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shtetit Italian.

tafil vokrri



Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com