Një shtetas gjerman i shpallur në kërkim nga Interpoli për akuzën e keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’ është arrestuar sot (2 gusht 2023) në Kosovë.

Policia informon se arrestimi u krye në sot rreth orës 11:50.

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë 48 orë paraburgim.

Ndaj këtij shtetasi Gjermania, përmes INTERPOL-it, kishte lëshuar urdhërrarestim ndërkombëtar.

Arrestimi është kryer nga njësia FAST-ILECU.

“I dyshuari është lokalizuar dhe më pas arrestuar në Lipjan sot rreth orës 11:50. Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari penale, konkretisht për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi” informoi sot policia e Kosovës

Kosova nuk është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare për Policinë Kriminale, pasi dy herë ka dështuar të anëtarësohet në këtë organizatë.