Në kërkim nga policia shqiptare, Fjolla Morina i jep fund beqarisë në arrati
Fisnik Syla dhe Fjolla Morina
Këngëtarja Fjolla Morina, e cila është në kërkim nga policia shqiptare, i ka dhënë fund beqarisë gjatë kohës që ishte në arrati.
Pavarësisht problemeve me drejtësinë, Morina ka gjetur sërish mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur janë martuar, ndërkohë që Fjolla ka qenë në kërkim nga policia.
Sipas mediave kosovare Fjolla dhe Fisniku i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në pushimin që kanë pasur për Shën Valentin, 14 shkurt. Madje këngëtarja ka veshur edhe fustanin e bardhë, por këtë ngjarje ka vendosur të mos e ndajë me publikun.
Ndërkohë së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi të saj, në të cilat shihet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër që i vë në pah format trupore. Mirëpo gjithë ndjekësve të Fjollës ju ka rënë në sy barku i saj, që duket më i fryrë se zakonisht. Menjëherë ata kanë nisur të dyshojnë se ajo është shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë.

Fjolla Morina dhe partneri i saj
Morina u shpall në kërkim pasi theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj. Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll dhe aty u kuptua se nuk kishte brenda asnjë person.
Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Fjolla Morina u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete së bashku me Fisnikun.
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Hetime për korrupsion dhe pastrim parash për Gërdecin, do bëhet drejtësi?
-
PO
54.2%
-
JO
35%
-
NUK E DI
10.9%
Vota total: 1050
Lajme të tjera
-
Histori e trishtë/ Vrau veten në burg, 27 vjeçarja shqiptare i shkruante Maria de Filippit: Më ndihmo, mami im qan! Dua të shoh tim bir, dua të rinis jetën
4 Janar, 08:22
-
’Pa Gjurmë’ gjen të riun Arben Muça! Flet për Report TV Konsulli shqiptar në Beograd: Goditi policin serb në kufi ndodhet pas hekurave
13 Dhjetor 2022, 18:29
-
Indonezia miraton kodin penal që ndalon marrëdhëniet seksuale te çiftet e pamartuara: Personat dënohen me 1 vit burg
6 Dhjetor 2022, 10:41
-
I bënte presion të martohej me një të moshuar, por ajo nuk pranonte, babai vret vajzën në Itali dhe e varros pranë shtëpisë! Pas krimit largohet në vendlindje
28 Nëntor 2022, 11:11
-
Gratë e burgut të Tiranës si spektatore në shfaqje, çfarë ndodhi në 60 minuta në teatrin e Kiço Londos
23 Tetor 2022, 15:19
-
Arrestohet 53-vjeçari në Fushë-Krujë, tentoi t'i fuste të birit kokainë në burg! E kishte fshehur brenda atleteve 'Nike
7 Tetor 2022, 16:04
-
Banda e 'El Chapo-s' përleshet në burg me anëtarët e një karteli rival, të paktën 11 të vrarë e 16 të plagosur
12 Gusht 2022, 21:28
-
Kampionati i Shahut në IEVP ‘Jordan Misja', pjesë e riedukimit për të burgosurit
30 Qershor 2022, 21:39
-
Fjolla Morina përmend arrestimin nga policia në këngën e re: Duan të më shohin me 2 hekura
21 Qershor 2022, 09:16
-
Ndahen Blero dhe Afrona?!
19 Maj 2022, 13:55
-
Përfitoi rreth 15 milionë lekë nga inceneratori i Fierit, Apeli seancë për Alqi Bllakon më 14 maj
6 Maj 2022, 12:53
-
U përfol se është arrestuar, reagon Fjolla Morina: Te dyqani jam
4 Maj 2022, 19:34