Mbrëmjen e 4 tetorit, 2018 në zonën e ish bllokut në Tiranë, për herë të parë u lakua publikisht emri i Ervin Matës tashmë në kërkim si pjesë e grupit kriminal prej 11 personash, mes tyre ish kryepolici Erzen Breçani, deri në atë kohë pak kush e njihte.
Mata së fundi, në krushqi me Breçanin, djali i të cilit i ka marrë motrën për grua, në kërkim për vrasjen e Fabian Gaxhës në ambientet e lokalit “Monopol” u dorëzua në policinë e Tiranës pas 5 muajsh në kërkim.
Kur u pyet, ai tha se nuk kishte qëlluar dhe as nuk kishte parë se kush qëlloi në drejtim të viktimës, ndërsa ishte larguar nga frika. Vetëm dy ditë pas vetëdorëzimit, Gjykata e la me detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori e cila kishte kërkuar arrest me burg. Mbi Matën u ngritën akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Konflikti ndodhi në kushtet kur në lokal ishin Ervis Martinaj dhe Eljon Hate ky i fundit i njohur edhe me emrin Esmeraldo, dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa diku më larg Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabio Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar. Rreth orës 21.30 në lokal shkoi Fabian Gaxha truproja i Ervis Martinit. Sapo e ka parë Mata i ka kërkuar të sqarohen për një ngacmim që i kishte bërë të dashurës së tij, këngëtares Elvana Gjata dhe një vajze tjetër të showbizit.
Duke parë tensionin pronari i lokalit Redi Popesku i kërkoi Elvanës të largohet. Sherri nisi kur Fabiani u afrua dhe Mata e ka goditur disa herë me grusht duke e ulur në tokë. Më pas në ndihmë të Fabianit erdhën Ervis Martini dhe Eljon Hate. Ky ishte momenti kur nisi shkëmbimi i zjarrit mes palëve dhe çasti kur Meviol Bilo një ekspert i armëve të zjarrit, qëlloi mbi grupin rival duke vrarë Fabian Gaxhan dhe duke plagosur Ervis Martinin dhe Eljon Haten.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
446 kg kokainë drejt Holandës, Suel Çela ortak me Ergys Dashin dhe Ervin Matën! Bisedat: Po se mori ‘Boli’ e marr unë! Droga kapet, Çela dyshon për spiunë
27 Nëntor, 12:55
-
Vrasja e Malkos, dëshmon Leonard Duka: S'kisha konflikte me Martinajn, më prezantoi Santiagon! Përplaset me prokurorin: I paaftë, vetëm gjyshen në varr s'ma shpalle në kërkim
24 Tetor, 14:02
-
'Martinaj 100 mijë € Bardhit'? SPAK: Mesazhe të manipuluara, po hetojmë për burimin! Kush po i shtantazhon politikanët? Prokuroria: SMS të tilla u shkuan edhe të tjerëve
9 Tetor, 13:13
-
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh
2 Tetor, 13:41
-
‘ Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gaz Bardhit për fushatën!' Krimi Kibernetik nis hetimet për mesazhet e Martinajt dhe Mihasit në SKY ECC! I denoncoi deputeti
1 Tetor, 12:16
-
"Po e bëj për Zenin!"- Mesazhe në Sky mes Vis Martinajt dhe Erigers Mihasit për Gaz Bardhin: 'Jepi 100 mijë euro për fushatën!' Bardhi: Shantazh!
30 Shtator, 12:17
-
Përgjimet e dosjes ‘Babale’/ Fredi Alizoti i tha Breçanit se gjithçka ishte false: Imitova zërin e Geron Xhafës (DOKUMENTET)
27 Shtator, 09:34
-
SKEDA/ Gentjan Bejtja, ‘mishi i huaj’ mes klanit të Ervis Martinajt dhe aleancave Dokle-Duka-Bami! Saga e hakmarrjes, viktimat e atentateve dhe precedentët
29 Gusht, 11:54
-
Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje! GJKKO lë në burg Ismail Zenelin! Pjesë e grupit të trafikut të drogës të Ervin Matës e Eralbi Breçanit
24 Gusht, 14:10
-
Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje! Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli! Pjesë e grupit të trafikut të drogës të Ervin Matës e Eralbi Breçanit
23 Gusht, 08:51
-
Gati të gjitha akuzat: Trafik droge, pastrim parash e tentativë vrasjeje! SPAK dërgon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, ish-shefit të Krimeve dhe 9 të tjerë
7 Gusht, 11:20
-
Vrau krahun e djathtë të Ervis Martinajt, Leonard Duka ‘kyç’ gojën në seancë
5 Gusht, 10:16