TIRANË- Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.
Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhra arresti, u ekzetuan 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërisë. Në pranga si anëtarë të dyshuar të këtij grupi ranë ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani; shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukësi.
Gjashtë persona janë shpallur në kërkim: Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, biznesmeni Ervin Mata, vëllai i gruas së Eralbi Breçanit; Albert Prenga; Ismail Zeneli; Bajram Grabova e Artan Sulejmani. Ndërkohë është caktuar masë sigurie detyrim me paraqitje për Jonida Babameto me detyrë oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.
Ekzekutimi i 5 prej urdhërarresteve u krye dje (20 nentor 2023) ndërsa sot SPAK zbardhi sot akuzat që rëndojnë mbi ta
Në njoftimin e sotëm të SPAK informohet se ata ishin në hetim në kuadër të një procedimi penal të regjistruar më 28 prill 2023 nga SPAK në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri"
Sipas SPAK grupi kriminal dyshohet se ka lidhje me disa episode të sekuestrimit të trafikimit të lëndeve narkotike në Holandë, Brazili, Kolumbi, Spanjë si dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian si dhe sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Shqipërisë si dhe raste të pastrimit të parave.
"Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian" informoi sot SPAK.
Arrestimi i Erzen Breçanit bashkë me Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë u bë mbrëmjen e 20 nentorit 2023. Report Tv mëson të dy janë arrestuar pranë stadiumit ‘Air Albania’, pasi kishin prerë bileta për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe. Breçani dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash
Bujar Germizi, një emër i njohur i botës së krimit në Kukës, në bashkëpunim me shefin e Krimeve Dedan Gjoni dhe Besmir Mustati dyshohet se tentuan të vrisnin dy vëllezër që jetonin në Britaninë e Madhe, për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Ndërkohë, Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, së cilës i është dhënë masa detyrim paraqitjeje, mësohet se gjatë kohës që punonte në Interpol u ka dhënë informacion nga sistemi për 2 vëllezërit që jetonin në Britani.
"Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit në nivel të lartë, të cilat cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit. Është dokumentuar përfshirja e punonjësve të policisë në grupe kriminale" thuhet në njoftimin e SPAK.
Më GJKKO mori vendim për masën e sigurisë më 17 nëntor ndërsa u ekzekutua për 4 prej tyre më 20 nëntor 2023.
Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre. SPAK njofton se janë ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.
2-Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6
3-Bujar Ajezi (Gërmizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës
4 Besmir Murati
Masë 'detyrim paraqitjeje'
5-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
7-Ervin Mata - biznesmen
8-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
9-Bajram Grabova
10-Artan Sulejmani
11-Albert Prenga
Akuzat e SPAK
-Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje
-Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit
-Prodhimi dhe shitja e narkotikeve, Trafikimi i narkotikëve
-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
-Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
Hetimet për grupin kriminal kanë nisur nga SPAK që në muajin prill të këtij viti. Në një njoftim zyrtar për mediat, SPAK njofton se 4 kanë rënë në pranga, përfshirë këtu Erzen Breçanin, ndërsa djali i tij dhe 5 të tjerë janë në kërkim.
Gjatë ekzekutimit të urdhër arresteve, SPAK thotë se janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.
"Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre" informoi sot SPAK.
Në operacion ka marrë pjesë Eurojust, Europol, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, franceze e gjermane.
Erzen Breçani, Dedan Gjoni dhe Bujar Germizi
SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për operacionin ku u arrestua ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefi e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. SPAK bën me dije se nga 11 urdhër arrestet, 4 janë arrestuar dhe 6 janë të shpallur në kërkim.
Hetimet kanë nisur në datën 28.04.2023 procedimin penal nr.78 të vitit 2023, për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 278, 283, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar mbi goditjen e grupit kriminal ku bënte pjesë edhe ish.zv drejtori i Sigurisë në policinë e Tiranës, Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve të Rënda në komisariatin nr.6 Dedan Gjoni.
Në njoftim theksohet se pjesëtarë të grupit kriminal, janë përgjegjës për 4 tentativa për trafikun e e mbi 900 kg kokainë e marijuanë në vende të ndryshme të Evropës. Ndërsa paratë e fituara nga veprimtaria kriminale më pas i pastronin në Shqipëri.
Këto janë operacionet ku janë sekuestruar sasi droge që trafikoheshin nga anëtarët e këtij grupi kriminal:
Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;
Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani;
Njoftimi i plotë i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 28.04.2023 procedimin penal nr.78 të vitit 2023, për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 278, 283, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi penal, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.
Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:
Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;
Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani;
Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;
Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre.
Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit në nivel të lartë, të cilat cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit.
Është dokumentuar përfshirja e punonjësve të policisë në grupe kriminale.
Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.124, datë 17.11.2023 ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg” për 10 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht për shtetasit I.Z, B.A, D.Gj, E.B, B.M, A.S, A.P, B.G, E.B, E.M dhe masën e sigurimit personal për shtetasen J.B.
Më datën 20.11.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, kanë ekzekutuar urdhrat për ekzekutimin e vendimit penal nr.124, datë 17.11.2023, për 4 shtetas, konkretisht për shtetasit E.B., B.M., D.Gj. dhe B.A.
Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.
Falenderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.
Falenderim të veçantë për Eurojust, Europol, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, franceze e gjermane për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.
Në foto Jehon Breçani 2021
Prej ditës së djeshme ish nëndrejtori i policisë Erzen Breçani është arrestuar pasi akuzohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafik droge nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri.
Në kërkim është shpallur dhe djali i tij Eralbi Breçani. Ende nuk dihet roli i tyre dhe ngjarjet konkrete që mund të jenë përfshirë por
Ish zyrtari i policisë Breçani dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Djali i tij, Eralb Breçani është po ashtu mes personave të kërkuar. Nuk është ende i qartë roli i tyre dhe ngjaret konkrete në të cilat mund të jenë përfshirë.
Ndërkohë më 10 qershor të 2021, djali i vogël i Erzen Breçanit, Jehon Breçani, u përfshi në një aksident fatal. Ai u arrestua më 11 qershor 2021, një ditë pasi i këputi këmbën me makinë 23-vjeçares Xhesina Gega, e cila po ecte si zakonisht në trotuar, në rrugën "Xhanfize Keko", në Tiranë. 19-vjeçari humbi drejtimin e makinës luksoze tip "Benz", për shkak të shpejtësisë së lartë, duke përplasur të renë, e cila përfundoi në gjendje kritike në spital, duke humbur njërën këmbë.
Pak ditë më pas Gjykata e Tiranës vendosi lirimin nga qelia të djalit atëherë 19-vjeçar të ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani.
Report Tv mëson se Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, është në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK, pas zbërthimit të SKY ECC. Erzen Breçani u arrestua mbrëmjen e 20 nëntorit pranë stadiumit ‘Air Albania’, ndërsa djali i tij, nuk ndodhet në Shqipëri.
Po ashtu, në kërkim janë edhe 6 persona të tjerë, mes tyre biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes me Ervis Martinaj. Të gjithë personat në kërkim janë jashtë territorit shqiptar, 4 prej tyre dyshohet se fshihen në Spanjë.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se të gjithë urdhër arrestet për personat që ndodhen në Shqipëri janë ekzekutuar.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e SPAK, ku ra në pranga Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Balla tha se policia ka ekzekutuar të gjithë urdhër arrestet për personat që ndodhen brenda territorit shqiptar.
"Gjej rastin të përgëzoj policinë për realizimin me suksese të plotë të ndalimit të personave që ndodhen në territorin e Shqipërisë, falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin prokurorët e SPAK. Falë këtij besimi dhe bashkëpunimi, besoj që ndajmë vlerësimin që e kemi ngritur në nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Të përfshirë në vepra të rëndësishme penale, krime kundër personit, lufta kundër trafikut të drogave. Falë këtij bashkëpunimi me SPAK po çojmë në nivel tjetër procesin e vetëpastrimit në policinë e shtetit. Dosja në fjalë është një skaner i qartë i mënyrës se si vatra kanceroze brenda policisë, ndër vite, kanë shërbyer si shërbëtorë të krimit të organizuar. Një pjesë e operacioneve po kryhen falë bashkëpunimit me policitë dhe prokuroritë e vendeve partnere", tha Balla.
Nga 11 urdhër arreste të SPAK, 4 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa 7 janë shpallur në kërkim, me styre Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit. Ata nuk ndodhen në Shqipëri, 4 dyshohet se fshihen në Spanjë.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga SPAK kundër një grupi të strukturuar kriminal ku u arrestuan 5 persona dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim, mes tyre edhe zyrtarë e ish-zyrtarë policie.
Teksa foli për operacionin, ministri nënvizoi se janë arrestuar të gjithë anëtarët e grupit kriminal që ndodhen në Shqipëri, ndërsa për të tjerët që ndodhen jashtë vendit, operacioni vazhdon. Balla përgëzoi policinë për operacionin ndërsa tha se ky aksion e çon Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Dje pasdite dhe gjatë natës Policia Shtetit ka finalizuar një operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar të përshirë në krime kundër personit dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, rezultat konkret i hetimeve profesionale nën drejtimin e Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Policisë së Shtetit në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit që çoi në arrestimin e të gjithë personave që ndodhen në Shqipëri. Ndërsa vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.
Gjej rastin t’i falenderoj dhe përgëzoj prokurorët për besimin dhe bashkëpunimin. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit si dhe persona të tjerë bashkëpunëtorë me ta.
Ky operacion domethënës është konsolidimi i ngritjes në një nivel tjetër të vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij, në funksion të rendit ligjor në të gjithë territorin.
Report Tv sjell emrat e 5 personave të shpallur në kërkim nga SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC. Burime për Report Tv bëjnë me dije se katër prej tyre dyshohet se fshihen në Spanjë, ku operacioni po vijon edhe atje. Ndërkohë, në kërkim është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.
Në kërkim
Ervin Mata
Besmir Murati
Artan Sulejmani
Bajram Grabova
Report Tv mëson se katër prej të dyshuarave që janë shpallur në kërkim nga SPAK ndodhen në Spanjë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se operacioni po vijon edhe në Spanjë.
Dedan Gjoni, Bujar Germizi dhe Jonida Babameto
Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi bën me dije se 2 prej të arrestuarve nga SPAK për pjesëmarrje në grup kriminal, Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe.
Sipas SPAK 'vrasja do të kryhej në Republikën e Shqipërisë;
Ndërkohë Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit ndaj të cilës është dhënë masa e sigurisë 'detyrim me paraqitje' është shoqëruar në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se gjatë kohës që punonte në Interpol ka dhënë informacione nga sistemi për 2 vëllezërit që jetonin në Britani, informon gazetarja e Report Tv. Dyshohet se plani për vrasjen e 2 vëllezërve ishte bërë pas konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike.
Bujar Germizi
Një operacion i SPAK, pas zbërthimit të SKY ECC ka çuar në goditjen e një tjetër grupi kriminal, ku në pranga ka rënë edhe ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani. SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku 6 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna për arrestimin e 5 të tjerëve.
Report Tv ka zbardhur emrat e dy të arrestuarve të tjerë. Bëhet fjalë Besmir Mustatin dhe Bujar Germizin. Ky i fundit një emër i njohur i botës së krimit në Kukës. Germizi akuzohet për krijim kushtesh për te kryer vrasje.
Ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës gjatë qeverisjes Berisha, Erzen Breçani u arrestua mbrëmjen e 20 nëntorit, pas një operacioni të SPAK, ku u lëshuan 11 urdhër arreste. Report Tv sjell detaje të tjera se si u kap në flagrancë Breçani gjatë operacionit të SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC.
Në momentin e arrestimit, Breçani ka qenë pranë stadiumit ‘Air Albania’ bashkë me Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë. Ata kishin prerë biletat për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe, përballja e fundit për kualifikueset e europianit. Në atë moment, bashkë me Breçanin u arrestua edhe Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Ndërsa Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani, akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
Nga 11 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK, 6 janë ekzekutuar dhe 5 janë në kërkim, përfshirë këtu edhe Ervin Mata, një emër i njohur i drejtësisë.
Ervini eshte ktu me mu o artista ????
PërgjigjuMire do qe te ishte me ty vis dhe vin boli e shume tjere kudo ndodhen..
Fatkeqësisht policia shqiptare udhëhiqet nga "katunarët" dritëshkurtër e injorantë që e kanë mendjen veçse tek gjobat dhe vjedhjet! Populli nuk e di se ku qahet kur i bi halli....
PërgjigjuPo ai 'FANTOMASI' i Opinionit té KRIMIT té ORGANIZUAR té KLAN TV , qé e thérriste me DHJETRA e DHJETRA heré si "EKSPERT" té KRIMIT , kété Breçan Erzen KRIMINELIN ???????!!!!!!!! Ku éshté FANTOMASI tani (blendi fevZIU) i KLAN KRIMIT té ORGANIZUAR , dhe i GAZETARÉVE qè marin RYSHFETE dhe BAKSHISHE nga KRIMI i ORGANIZUAR dhe nga BANDAT NARKO-TRAFIKANTÉSH ?????!!!!!! PO Artan Hoxha nga Skrapari ku éshtè FSHYER SOT dhe DJE ?????????????????????????? Apo S'JA MBAN Bytha tè flasi sot , sepse ja ka zèné GOJÉN me KAPAK PUSETE Breçan Erzeni i KRIMIT , VRASJEVE , KORRUPSIONIT , NARKO-TRAFIKUT dhe i TRITOLIT ????????? PO SHTYLLAT e TENSIONIT té LARTÈ kush i hidhte nè ERÈ me TRITOL , sa herè PD KRIIMI dhe Sali KRIMINELI humbiste ZGJEDHJET PARLAMENTARE ?????? A nuk ishte KULIÇI me Breçan Erzenin ????? PSE NUK del Artan Hoxha dhe KaRamuço "EKSPERTI" i krimit , t'ju thonè SHQIPTARÈVE té VÈRTETAT ????? QÈ tè DY janè tè KORRUPTUAR dhe LEPUJ FRIKACAKÈ Artan Hoxha dhe Ervin KaRRamuço !!!!
PërgjigjuI forti kuksit ! Ca mund te beje nje i forte ne kukes se kuptoj ?! Kto i thoshkan arrestohet i forti kuksit.. Se di nga i gjeni kto te lodhur Kur i ke mes tiranes me 100 trafiqe e tendera lloj lloj burgaxhish Me prona hotele e restorant e furra buke
PërgjigjuKuksianet I ke ne angli, pedofila e pijanec, njerez si merren me llafe tan diten, krejt veriu ka bo hajer ne Angli pervec ktyne
Ta imagjinosh sa ka si puna ktyre ne shqiperi per vrasje me pagese e 100 trafiqe dhe seshte arrestu as 10 % ..
Gjykatat Shqiptare nuk jane te zonjat te bejne drejtesi.Prej disa vitesh eshte denuar nga gjykata Saliani por,edhe sot ai eshte nje nga politikanet e remujes parlamentare.Ne qoftese kesaj i themi "drejtesi",bravo na qofte.
Përgjigjuketa jane trimat qe gjejne mbeshtetjen e berishes
PërgjigjuDedan Gjoni eshte figure e njohur per veprimtarine e tij kriminale, por per cudi asnje Drejtor Policie nuk e ka levizur pas viteve 2013. djali i xhaxhait te Gjin Gjonit. Hetoni me shume mbi kete person se kjo nuk eshte as maja e ajsbergut
PërgjigjuPo pse ke ka heq rilindja nga shefat e korruptuar,kultivues gjobvenes (psh.erjon ismaili,elton shahini , petrit hala,bedri hasanaj,etj lista vazhdon pa fund).
Dedan Gjoni ka qene nje injorant ne bankat e shkolles se Policise; se si i mori ai provimet, gradat, postet, disa drejtues te Policise duhet te pergjigjen. Dedan Gjoni, edhe gjuhen shqipe s'di ta flasi paster. Dhe kur mendon se ai ka qene drejtues, tregon se sa e perdhosur eshte uniforma e Policise ne nje vend te vogel e fukara. Shpresojme qe Drejtesia te zbertheje te tjere vjedhes ne rangjet e Poicise, se ka plot te cilet i kane felmijet ne Paris apo shtete te tjera.
Bobo, po si do e beje Fevzua, ku do i gjej anal - instat tani? Hajde shpejt nje emision tek Opinioni, t’i kerkosh falje publikut se ke paguar si anal-ist nje drogmen dhe kriminel.
PërgjigjuPRESIM KENGEN E RADHES NGA FLOR MUMAJESI...
PërgjigjuThjesht fushate e skapit Sic thote saliu qe percakton levizjen e radhes te drejtesis..gjithe kupola e drejtesise spak,gjs,gjykata kushtetuese etj Jane mbeturi at e gjetheve te plepave te durresit
Përgjigjuxhemal, je 100% i sakte. Respekte!
Mir Zeni partis u arrestua po Zeni Babi Saliut kur e ka radhën?
PërgjigjuLexuesi..., mos shpreso kot. Malltezi u lirua, pritet edhe heqja e sekuestros per pasurite.
NE RRENX TE VESHIT E KA
o zot ku kemi rritur femijet o zot jep forc per spak te na i qerojn keto plera kriminel .hajdut i pa pike morali e feje qe mashtron dhe vret pas shpine po si i ke rritur femijet me gjakun e atyre qe mashtron e vret pas kraheve po jeta ka nje kuptim ka nje zot qe nuk i fshihet dot askushi qe i jep vendin te gjitheve do te paguaje cdo njeri per veprimet qe ben ne ferr shkufshi te gjithe se nuk e gezon dot pasurine as lirine mbi tradhetine e gjakun e tjetrit.
PërgjigjuOre spaku po nuk ju vjen turp ju qe nhk futni ne burg ardi veliun, skender hiten, ervin hoden, fatmir lleshin, perlat cullhajn e tju sekuestroni me shpi me katandi me prona se kan nga 12 vjet drejtora edhe vazhdojn akoma duke bashkpunuar me krimin dhe duke u trashur
PërgjigjuEdhe Lorenc Pangatiken.