Një 33 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritet Spanjolle u arrestua nga policia në Vlorë me qëllim ekstradimin e tij.
Sipas autoriteteve spanjolle 33-vjeçari në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qira në zonën e Castellonit dhe i përshtatnin për të kultivuar kanabis me anë të llambave.
33 vjeçari akuzohet si pjesë i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit. Gjykata në Spanjë më 6 korrik të këtij viti ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Dienis Haskaj, ka përdorur edhe dy mbiemra të tjerë Hoxhaj dhe Jazaj.
M.Q./Shqiptarja.com'Në vijim të opeacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, në bashkëpunim me Policitë Vendore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar një tjetër operacion në bashkëpunim të ngushtë me DVP Vlorë. Bazuar dhe në inteligjencën policore, strukturat e hetimit të krimeve dhe ato operacionale në DVP Vlore në bashkëpunim me njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit :
-V. H, alias V. H, alias V. J, 33 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, më datë 06.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave. Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.'- njofton policia.
Komente

