Në kërkim për grup kriminal e trafik droge, në pranga nënë e bir në Tiranë! Do ekstradohen në Itali

TIRANË“Puno pak më ndryshe, mos i beso askujt derisa të zgjidhësh problemet që ke,”- i thotë nëna të birit. Bëhet fjalë për përgjigmet që hetuesit italianë realizuan  për nënë e bir që u arrestuan për llogari të Italisë mbrëmë në Tiranë (8 janar). Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, me vendim të Gjykatës së Veronas në Itali, janë nën masën e sigurisë “arrest me burg”, si pjesë e një organizate kriminale dhe për trafikim narkotikësh.

Në fillim në këto punë ishte përfshirë i biri, Eduarti, emri i të cilit doli nga mediat italiane gjatë një operacioni antidrogë në Milano. Atëkohë u arrestuan 24 persona, mes tyre 16 shqiptarë, 5 marokenë dhe një tunizian. Duke iu referuar hetuesve vendas, trafiku i heroinës dhe kokainës bëhej me autobusë, korrierë dhe kamionë. Banda furnizonte me drogë rrjete shpërndarësish kryesisht me origjinë afrikane, në Itali dhe në Zvicër.

Hetimet kishin nisur pas arrestimit në vitin 2020 të korrierit Daniele Carra, 57 vjeç, në Zvicër me 5.9 kilogramë heroinë, i cili vendosi të bashkëpunojë me policinë.

“Kam filluar të shes drogë në vitin 2019 për të fituar para”, - dëshmoi ai para hetuesve italianë. 

Mes bisedave të zbardhura nga Corriere Della Sera është kapur dhe një fragment ku del si nëna e Eduart Gosenit, Dëshira, nxiton të niset nga Shqipëria për në Itali për të ndihmuar djalin e saj pas arrestimit të Carra-s.. “Puno pak më ndryshe, mos i beso askujt derisa të zgjidhësh problemet që ke,”- i thotë ajo të birit. “Me këto para? Por as një gram, thuaji që ta harrojë...,”- thotë ajo në një tjetër bisedë ku duket se i jep urdhra Eduart Gosenit. Në një fletore ku mbaheshin llogaritë, hetuesit dolën në përfundimin se grupi ka kryer rreth 600 mijë Euro.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi 

Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi