42-vjeçari kërkohej nga Italia për grup kriminal e fshihej në Tiranë: U kap duke luajtur bilardo

Jashar Shimka (Gllava) është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për grup kriminal me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës.

42-vjeçari, banues në Fier, u arrestua në një bilardo në Komunën e Parisit.

Jashar Shimka (Gllava) ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firenzes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës