Policia ka njoftuar se ka kapur në orët e para të mëngjesit, në kullën e prindërve të tij, një shtetas i shpallur
në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Masa e sigurisë ndaj tij është për veprat penale “Grup i i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Policinë e Matit, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Kulla”.
Si rezultat i operacionit, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Madhesh të Burrelit, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Alban Gjegji, 43 vjeç, lindur ne Madhesh, Mat dhe banues në Laç.
Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim në muajin Nëntor 2016, pasi ndaj tij Gjykata për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Policia ka goditur mbi 15 raste të kultivimit të kryera nga ky grup kriminal, si dhe ka arrestuar më parë disa persona si pjesë e këtij grupi kriminal.
s.k/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.4%
-
Jo
4.7%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 5065
Lajme të tjera
-
Bjellorusia fillon stërvitjet për përdorimin e armëve bërthamore
7 Maj, 17:11
-
Beteja me drejtësinë, sipas Erjon Braçes! Sot në orën 18:30 në Frontline Interview, në Report tv
7 Maj, 16:57
-
Humbja turpëruese, trajneri i Man. United: Vazhdojmë 'luftën', s'e zbatuam planin dhe e pësuam
7 Maj, 16:57
-
‘Friends’ mbush 20 vjet, aktorja e serialit e kujton me mesazhin e veçantë
7 Maj, 16:44
-
Monika Stafa: Fluturim mbi Bunë
7 Maj, 16:43
-
Disfata me Crystal Palace, Manchester United vendos 'rekord të zi' në historinë e klubit
7 Maj, 16:43
-
Armando Broja largohet nga Chelsea
7 Maj, 16:32
-
Vetëmbytja e nënës me 3 fëmijët, Balla: T'i shkohet deri në fund hetimit
7 Maj, 16:27
-
I afërmi i Erdgys Arrazit në 'Report Tv': Motra e Almës gënjen, s'ka qenë me të dashurën! Atë ditë ishte në punë te dyqani i vet
7 Maj, 16:26
-
'Ishin kapar për resortin në Durrës! Zbulohet emri i anglezez që mbushi me paund llogaritë bankare të biznesmenit Metkola
7 Maj, 16:21
-
Babai i Alma Arrazit flet për ‘Pa Gjurmë’ në gjendje të rënduar emocionale: Vajza ime nuk varroset te Erdgysi sa të jem gjallë unë, do prehet pranë të emës në Durrës! I thoja ndahu
7 Maj, 16:10
-
Dortmund kërkon sot finalen e Champions, Terzic para PSG-së: Ndeshjet e mëdha vendosen nga lojtarët e mëdhenj
7 Maj, 15:56