Një 49-vjeçar nga Tepelena ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.
Oltion Shehu, ishte shpallur në kërkim pasi në shkurt të këtij viti Gjykata Themelore e Gjakovës i ka caktuar arrest me burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
49-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Kosovës.
"Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe partneritetit të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 69”, shtetasin O. Sh., 49 vjeç, të lindur në Tepelenë.
Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit", njoftoi sot policia.
Komente










