TIRANË- Elteva Kondi ish-anëtare e komisionit që firmosi kontratën koncesionare për inceneratorin e Elbasanit e Fierit, është ndaluar nga policia e shtetit.
Sipas Gjykatës së Posaçme që la në fuqi masën “arrest shtëpie”, Kondi ishte shpallur në kërkim prej disa javësh. Ndërsa vetë ajo nëpërmjet avokatit të saj deklaroi se nuk i është shmangur drejtësisë por ka qenë në Itali për arsye shëndetësore, dhe sapo është kthyer është vetëdorëzuar në polici.
Për aferën e inceneratorëve, SPAK ka lëshuar 14 urdhër-arreste dhe tashmë në burg janë ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, deputet i PS-së, Alqi Bllako, dhe për 12 zyrtarë të tjerë, ndërkohë që vijojnë të jenë në kërkim, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Komente

