Kukës - Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Kukësit për plagosjen e një personi në gusht të 2022-it.
Gjykata e Kukësit e ka dënuar 42-vjeçarin me 9 muaj burg për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim:
-Xh. D., 42 vjeç, banues në fshatin Shtanë.
Gjykatës e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në muajin gusht 2022, ka goditur me send të fortë shtetasin A. D”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente







