Tiranë - Dy persona në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Njëri prej tyre, 41-vjeç, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Ndërkohë tjetri është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim. Nga dënimi 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burg.

“Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “Catch”, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë lokalizuan dhe ndaluan 3 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, konkretisht:

-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kapën shtetasin N. H., 41 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, kapën shtetasin J. Ç., 38 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet burgim”, njoftoi sot policia.

Në prangat e bluve ka rënë edhe një 43-vjeçar, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën shtetasin B. M., 43 vjeç, për të cilin Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda”. Kontrollet dhe puna operative vijojnë”, thuhet më tej në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

______________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë