TIRANE - Prej ditës së djeshme, ish-banorja vlonjate e Big Brother Albania është në kërkim nga policia e Tiranës pasi u përfshi në një sherr me një vajzë brenda ambienteve të një dyqani në zonën e ish-bllokut. Por Françeska Jaçe i ka "bërë gropën" edhe një mikes së saj, me të cilën nga arratia ka bërë një video selfie të cilën e ka shpërndarë në Instagram. Mikja e saj, Jorida, do duhej të telefononte policinë për vendndodhjen e një të kërkuare, siç është Françeska...Por ndërsa të gjithë biem dakord që miqtë janë për në "ditë të vështira" dhe kurrë nuk do të "spiunonin", Jorida ka bërë një gabim duke dalë në video me të, që duket se edhe asaj do t'i kushtojë të paktën një ditë në komisariat.

Por çfarë thonë vajzat në video-selfien e tyre dhe ku ndodhen ato?
Nga video e publikuar dëgjohet se vajzat janë në një ambient të zhurmshëm me muzikë çka të lë përshtypjen se ndodhen në një lokal. " Jorida faleminderit që më erdhe për vizitë, edhe për Marlborot greke", thotë Françeska Jaçe në video duke improvizuar një vizitë në burg.
 
Ndërsa mikja e saj shkel syrin dhe i thotë: "Thjesht e meriton, video është shumë e bukur"
 
Një ditë më parë Report TV publikoi ekskluzivisht momentin kur Françeska Jaçe gjuante me grushte, kap për flokësh e më tej shtrinë në tokë një vajzë, 28-vjeçaren Katerina Beqo. Pas përballjes fizike Jaçe është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga efektivët e policisë.

Por Katerina Beqo ka dhënë dëshminë e saj në polici për rastin në fjalë nga ku mësohet të ketë thënë se ka qenë shoqe me Françeska Jaçen, por  ishin zënë dhe prej kohësh nuk kishin kontakt me njëra-tjetrën. Ajo ka deklaruar se sherri ndodhi për shkaqe xhelozie, por pa specifikuar drejtpërdrejt arsyen. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)