Në kërkim për 'Skema mashtruese' dhe 'Falsifikim monedhash', arrestohet në Tiranë 35 vjeçari

Në kërkim për 'Skema mashtruese' dhe 'Falsifikim monedhash', arrestohet në Tiranë 35 vjeçari

Foto ilustruese

Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia në Tiranë pasi akuzohet për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar" dhe "Falsifikimi i monedhave"

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin në kërkim I. V., 35 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar" dhe "Falsifikimi i monedhave". Ky shtetas u kap në Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" të DVP Tiranë" , informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën!  I vënë flakën shtyllës së piketimit: Rama ta anulojë, dëmtohet e gjithë zona

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën! I vënë flakën shtyllës së piketimit: Rama ta anulojë, dëmtohet e gjithë zona