Ishte në kërkim për trafik droge, arrestohet në një lokal 100 metër afër SPAK, Islam Sefa! Ja pamjet kur agjentët e BKH-së i vënë prangat 

Një një lokal përballë SPAK, efektivët e  Byrosë Kombëtare arrestuan një të kërkuar për trafik droge. Bëhet fjalë për Islam Sefën, për të cilin prej disa javësh kishte një masë arresti në burg në mungesë.

Mësohet se po priste një avokat, kur agjentët e BKH-së ndërhynë për ti vënë prangat në lokalin  bar kafe gati 100 metra larg godinës.

Kjo ngjarje, krejt e paprecedentë që ndodh nën sytë e SPAK, e cila tregon nivelin e guximit kaq qesharak për të sfiduar drejtësinë, kësaj here nuk funksionoi.

Por, në familjen Sefa, Islami nuk është i vetmi i akuzuar në trafik droge. Vetëm 2 ditë më parë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi vëllain e tij, Bujar Sefa, me 15 vjet burg, por me pranimin e gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë 10 vjet burg.

Bujari Sefa ishte arrestuar bashkë me 7 pjesëtarët e grupit të cilët u deklaruan fjator për kultivimin e kanabisit në disa parcela në Krujë. Kanabisi mbillej në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën, në njësinë Administrative Cudhi të Krujës, në fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall.

Kultivuesit e drogës në Krujë, nuk komunikonin me telefon, por vetëm me radio dhe aplikacione me internet.

Ndërkohë, dy vëllezërit, Sefa rezultojnë të dënuar në Itali në vitin 2021, përkatësisht Islami me 9 vjet e 9 muaj, ndërsa Bujari me 12 vjet e 9 muaj burg, pasi ishin pjesë e një organizate që merrej me trafikun e drogës nga Holanda drejtë Italisë, kryesisht në Venecia gjatë viteve 2016-2017.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lena: 03/07/2024 12:31

    KA BUDALLEJ PLOT....

    Përgjigju
  • Alb: 03/07/2024 11:53

    Edhe me bluz te kuqe si me ra ne sy????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Doza ditore e fibrës që ju duhet kundër sëmundjeve të zemrës

Doza ditore e fibrës që ju duhet kundër sëmundjeve të zemrës