LIVE- Lamtumirë Ismail Kadare! Homazhe në TKOB për kolosin e letërsisë shqipe, do përcillet për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore

TIRANË- Në Teatrin e Operas dhe Baletit po mbahen homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Krerët më të lartë të shtetit, politikës, personalitet të kulturës dhe diplomatë nderojnë shkrimtarin e madh Kadare. Homazhet nisën nga ora 09.00-11.00 zgjasin deri në 12.30. Në orën 11:30 pritet të mbahet ceremonia shtetërore e lamtumirës së shkrimtarit, ndërsa në 12:30 do të nis kortezhi i përcjelljes së shkrimtarit për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës.

Në nder të shkrimtarit, Shqipëria dhe Kosova janë në zi, ndërsa në dy vendet flamujt janë ulur në gjysmështizë.

Ndërkohë, në orën 13.00 çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të kolosit të letrave shqipe. Radio Televizioni shtetëror gjatë kohës së homazheve do të transmetojë muzike funebre, ndërsa për organizimin e homazheve është ngritur një komision i posaçëm shtetëror.

Në ceremoninë shtetërore që do të organizohet nga Kryeministria do të marrin pjesë krerët më të lartë të vendit, kryeministri Edi Rama me bashkëshorten, Presidenti Begaj me bashkëshorten, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, po ashtu edhe ministra, drejtues institucionesh të larta, personalitete të kulturës dhe artit si dhe diplomatëve të akredituar në vendin tonë. Gjithashtu do të jenë prezentë edhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, Vjosa Osmani e Albin Kurti.

Ismail Kadare

Ismail Kadare një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërroi jetë në moshën 88 vjeç, mëngjesin e 1 korrikut. Kadare pësoi "arrest kardio-respirator", në shtëpinë e tij dhe vdiq në spitalin e QSUT në Tiranë. 

Lindur më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; Gjuhë – Letërsi në Tiranë, më pas dy vjet vjet studime në Moskë në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki", Kadare është përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë dhe përkthyer në 45 gjuhë. Vitet e fundit I ndau mes Francës dhe Shqipërisë.

Shkrimtari së fundmi mori dekoratën më të lartë franceze, më 1 janar 2020, nga Presidenti i Francës, Macron, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.  Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princesa de Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015.  Autor i 71 veprave, ai shquhet kryesisht për prozë, por me kontribut edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:35
Homazhe për Ismail Kadarenë, Alda Bardhyli: Iku i qetë, e botoi krijimtarinë e tij

1719991322_bardhyli.jpg

Kadare iku i qetë pasi ai mendonte se e kishte kryer atë që ishte shumë e rëndësishme për një shkrimtar, botimin veprës së plotë. Kjo e bënte atë të qetë.

Alda Bardhyli ka qenë një nga personat që i ka qëndruar pranë shkrimtarit, sidomos vitet e fundit.

Ora 09:19
Lamtumira për Ismail Kadarenë/ Helena me të zeza mbërrin në TKOB e shoqëron Veliaj

 

Bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare ka mbërritur në Teatrin e Operas dhe Baletit  ku dhe do të mbahen homazhet. Ajo është parë të shoqërohet nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

Në homazhe do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit, politikës dhe personalitete të artit.

Ora 08:57
Sot homazhet për Ismail Kadarenë, arkëmorti mbërrin në Teatrin e Operas dhe Baletit! E bija në lot

 

Në Teatrin e Operas dhe Baletit mbahen homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jetë në moshën 88-vjeçare. Krerët më të lartë të shtetit, politikës e personalitete të artit do të marrin pjesë në homazhe.

Në Teatrin e Operas dhe Baletit ka mbërritur edhe arkëmorti i Kadaresë, ndërsa vajza e tij Besjana Kadara dallohet në lot.

I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Homazhe për Ismail Kadarenë, Alda Bardhyli: Iku i qetë, e botoi krijimtarinë e tij

Homazhe për Ismail Kadarenë, Alda Bardhyli: Iku i qetë, e botoi krijimtarinë e tij