Piu fostokosinë para SPAK, vdes në spital 63-vjeçari nga Lezha! Kalvari me kredinë, banka s’i llogariti 6 këste! Borxhi 900 mijë lekë të vjetra iu kthye në 4.8 mln! I bllokuan pasurinë

TIRANË-  Akti i revoltës kundër padrejtësisë, para një institucioni si SPAK ku priste ta vinte në vend drejtësisë, rezultoi i fundit për 63-vjeçarin nga Lezha Pal Trashaj. Mëngjesin e kësaj të mërkure (3 korrik), pas gati 20 orësh betejë me vdekjen pasi kishte pirë 3 kokrra fostoksinë, Trashaj u nda nga jeta në mënyrë tragjike.

63 vjeçari, i cili njihej si historian në qytetin e  Lezhës, i dha fund kështu përballjes prej më shumë se një dekade si viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë. 63 vjeçari i cili ka mbajtur dhe postin e PD-së në këtë qytet në vitet 2007 - 2009, prej vitesh kishte denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e çdo pasurie familjare.

Report Tv ka mësuar se Trashaj ka marrë një kredi, në një prej institucioneve të mikrokredisë në vend, në vitin 2008. Ai ka qenë korrekt në pagimin e kësteve, 150 mijë lekë të vjetra në muaj, dhe e ka mbyllur normalisht. Disa vite pas mbylljes së kredisë ai është telefonuar nga institucioni i mikrokredisë, të cilët e kanë njoftuar se sipas tyre 6 këste, me një vlerë prej 900 mijë lekësh të vjetra, nuk i kishte derdhur dhe për këtë i detyrohej atyre bashkë me interesat një pagesë prej 4.4 milionë lekësh.

Dhe këtu fillon edhe kalvari i përballjeve të Trashajt me këta që më herët vetë i ka konsideruar si bandë hajdutësh. Për këstet thotë se i ka paguar të gjithë një më një, në një nga pikat e kompanisë në qytetin e Lezhës. Institucioni mikrofinanciar në të cilin 63-vjeçari kishte marrë kredinë nuk e ka kontaktuar më pas rezistencës së Trashajt, ndërsa pas disa vitesh kredia ishte shitur në MCA dhe kishte hyrë në lojë edhe shoqëria përmbarimore ‘Star’.

Këta të fundit i kanë dërguar me dhjetëra letra dhe me telefonate të ndryshme i kërkonin pagesat, që tashmë ishin bërë sipas tyre 4.8 mln lekë, ndërsa së fundmi edhe i kanë bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte.

Nga kjo situatë absurdi, mesditën e së martës u paraqit në SPAK dhe kërkonte takim me një nga hetuesit e BKH, për një çështje që i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Lezhës që në vitin 2022. Oficeri i informacionit ka bërë me dije të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij dhe ndërkohë që merrte kontakt me hetuesin e çështjes, Trashaj ka dalë jashtë në oborr, dhe nuk u kthye më për të marrë përgjigje.

Trashaj kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes ndaj tij, ndërsa donte edhe verifikim të disa vendime gjykatash. 63-vjeçari Pal Trashaj është një nga viktimat e shumta të mikrokredive në vend. Më pak së 2 muaj më parë Gjykata e Tiranës vendos 9 masa sigurie, 5 “arrest në burg” dhe 4 “arrest në shtëpi” për administratorë të disa subjekteve financiare të mikrokredive dhe përmbarues, nën akuzë për ‘Skema mashtruese dhe piramidale’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
63-vjeçari u vetëvra para SPAK, PD: Trashaj u ‘helmua nga drejtësia e re’, të hetohet vdekja

 

Për Partinë Demokratike vetëvrasja para SPAK e Pal Trashajt pas problemeve me mikrokreditë, duhet të hetohet si vrasje për të çuar para drejtësisë përgjegjësit që e shpërfillën ndër vite duke mos i dhënë drejtësi.

Përmes një deklarate, PD thotë se 63-vjeçari Trashaj u vetëhelmua para drejtësisë së re, ndërsa shigjetojnë kreun e SPAK, Altin Dumani, për të cilin thonë se po bëhet vrasës.

DEKLARATA E KORDINATORIT RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU:

Pal Trashaj, një qytetar shqiptar, bir, baba, e vëlla, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar  pasi u helmua nga shpërfillja, përbuzja dhe arrogance e shtetit shqiptar dhe e të ashtuquajturës “drejtësi e re”. I nëpërkëmbur prej katër vitesh në sistemin e drejtësisë për abuzime të bankave dhe përmbaruesve, ai i është drejtuar SPAK me shpresën se do të gjente zgjidhje te institucioni i cili sipas sondazheve të porositura gëzon besimin e shqiptarëve.

Për muaj me radhë ai është shpërfillur, dhe SPAKU i Dumanit as e ka dëgjuar, as i ka pranuar padinë dhe as e ka përcjellë në Prokurori. I përballur me humbjen e pronës dhe i sfilitur nga pamundësia për të gjetur të drejtën, Pal Trashaj 63 vjeç, është vetëhelmuar në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Ai bëhet kështu dëshmori i parë i arrogancës së SPAK.Ky është turpi i radhës i SPAK-Dumanit i cili pranon padi nga atentatori politik me porosi dhe lë pas dere qytetarin me halle Pal Trashaj. Paditë politike janë porosi e Rilindjes kurse nëpërkëmbjet e Pal Trashajt vetëm padrejtësia e radhës në serinë e sulmeve që i bëhen opozitës, që nga kryetari i saj dhe deri te protestuesi më i thjeshtë.

Pal Trashaj ka qenë kryetar i PD së Lezhës në periudhën 2007 dhe 2009 dhe ne i përcjellim, familjes ngushëllimet më të sinqerta. Partia Demokratike nuk do ta pushojë luftën kur Rilindjes dhe Spakut e veglave të saj, që i shohin qytetarët shqiptarë si të majtë apo të djathtë, të kuq apo blu. Turp për Altin Dumanin që si Dumani tjetër po bëhet vrasës me pagesë. Me urgjencë i kërkojmë Prokurorisë të hapë çështje për vrasjen e Pal Trashajt dhe përgjegjësit të vihen në bankën e akuzës.

Ora 13:23
63-vjeçari u vetëvra para SPAK, familja Trashaj në Lezhë hap dyert e mortit! Fqinjët: Njeri i respektuar

 

Në banesën ku jetonte Pal Trashaj në Pllanë të Lezhës, familja ka hapur dyert e mortit. 63-vjeçari humbi jetën sot në spital pasi piu fostoksinë para dyerve të SPAK.

Vdekja e tij ka tronditur fqinjët dhe bashkëfshataret e 63-vjeçarit, të cilët thonë se ai njeri i respektuar në zonë, por problemet me padrejtësisht që i janë bërë e detyruan të ndërmerrte këtë veprim.

“Jetonte në lagjen tonë. Kam marr vesh se ka ndërruar jetë para 1 ore. Më ka trondit shumë. Person i mirë, sheh punën e vet. Ndihmon edhe të tjerët kur ka mundësi. U bënë shumë kohë që e kam pas afër, por se kam takuar.

E pamë në televizor. Problemet i dinë vetë. Njeri i rregullt”, thonë fqinjët.

Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra dhe kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte. Për këtë problem 63-vjeçari ju ishte drejtuar disa institucioneve dhe organeve të drejtësisë, por që nuk kishte gjetur zgjidhje, çka duket që e detyroi që të kryente dhe aktin e rëndë para dyerve të SPAK.

Ora 10:42
'Pali nuk u vetëvra, e vrau padrejtësia!' Shoku i 63 vjeçarit që piu fotoksinë para SPAK flet për Report Tv: Shkoi tek Prokuroria e Posaçme të kërkonte drejtësi

 

“Pali nuk vrau veten, e vrau padrejtësia” thotë shoku i 63 vjeçarit, i cili piu dje fotokosinë para SPAK ndërsa sot në mëngjes u nda nga jeta në urgjencën e QSUT-së.

Marçel Laçaj në një interivstë për Report Tv tregon dhe bisedën e fundit që ka pasur me të dy ditë më parë.

“Dy ditë më parë. Më tha se do të shkonte në SPAK se kishte problemet e tij. Ai thoshte jam duke kërkuar drejtësi, por këtu nuk ka drejtësi. Pali nuk ishte nga ato që vriste veten, e ka vrarë padrejtësia dhe e ushqejnë këta që mos qoshin” thotë Marçel Laçaj në një intervistë për Report Tv.

Lacaj bën thirrje për drejtësi përpara se padrejtësitë të marrin jetën e të tjerëve

“Ai ishte shumë i hapur se ishte I lexuar por kur vinte për problem e drejtësisë ishte i mbyllur. Ishte njeri model, dhe kjo nuk duhej t’i ndodhte por kjo mund t’i ndodhë çdo shqiptari në situatën që ne jetojmë”

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 04/07/2024 18:45

    Shqipetar respektoni tabelen “ KUJDES PAL TRASHAJ” qe vendosi sot Heroi I Demokracise Pal Trashaj ne dyert e bankave ne Shqiperi. Jeten e tij Pal Trashaj e dha si investim per politiken dhe drejtesin Shqiptare, krahas me investimet e nderkombetarve si SHBA, BE etj. I perjetshem akti I tij sublime. Bota ne historin e saj ka gdhendur emra te ndritur, sot u gdhend simboli *** PAL TRASHAJ***.

    Përgjigju
  • Tirona: 04/07/2024 10:32

    Alarmante situata në SHQIPNI. Ndodhi dhe kjo që skish ndodh ndonjëherë.Se di se si mund të rrin ata ministra,deputetë,prokuror dhe SPAK kaq të qetë kur nji qytetar sakrifiko jetën e tij për pislliqe që i çertifiko SHTETI dhe mafia ekonomike GENT SEJKO. Haram çdo thërrime buke që keni ngrën në ktë tokë.Ju shoftë fara.

    Përgjigju
  • Iris: 04/07/2024 01:38

    I ndjeri e kishte paguar rregullisht kredine dhe e kishte shlyer perfundimisht, por pas disa vjetesh kujtohen ata te MCA dhe i thone qe paskesh 6 keste pa shlyer bashke me interesat qe vinin prej tyre! Si shpjegohet kjo?! Nese zoteria i kishte paguar e shlyer perfundimisht,a nuk duhet te kishte dokumente qe te vertetonin jo vetem cdo pagese,por dhe shlyerjen e kredise,apo pykat qe punojne ne banke ja kane /ngrene/ te dhenat qellimisht,apo pa dashje sic ndodh me te gjitha zyrat e shtetit si kadastra,gjendja civile,sigurimet shoqerore ku eshte bere lemsh cdo gje??

    Përgjigju
  • Tani: 03/07/2024 18:42

    3 mandate nuk dalin duhet i katerti qe te rregullohen kto pune partia socialiste do fitoj dhe do e rrugulloj kete pune .......

    Përgjigju
    • Bos: 03/07/2024 22:36

      Te mandati I 6 kur te vej after varrit I gjati atere po u ju kthye pak njerzillek

  • Gjynah: 03/07/2024 13:55

    Permbaruesit grykes duhet te gjykohen per shkaktim vetvrasjeje.

    Përgjigju
  • Goni: 03/07/2024 12:45

    Po banka shqiperise i monitoronte keto institucione apo hic?

    Përgjigju
    • genzi: 04/07/2024 19:09

      o genti po keto banka rjepese pasurish kur u shpiken?kur hyri ky i fundit apo kur ishte shkerdhata e shpellarit qe sot jeton si pasha?ky qe vdiq kur ishte parija e tij ne qeveri cfar beri per te parandaluar keto firma piramidale 2.0? jeni ne terezi apo qysh ju shkenceteret e shqupit?bete firmat piramidale te vjedhin 13 miljard e sot po kerkoni kush i lejoi keto banka? mos harro se shpellari vrau 4 vete ne mes te bulevardit dhe e deklaroi qe e dha ai urdherin per te qelluar...per mos folur per te persekutuarin qe u dogj para km se ai bastardi i mori voten e i futi brrylin. vetem ju mos flisni o genti

    • Genti: 03/07/2024 16:32

      Cila Banke? Cili Guvernator? Ai qe thote ne parlament: A ja kane? E kupton ti qe kjo rrjepje deri ne vdekje e shqipetareve te varfer nuk do ndodhte pa bekimin dhe rtyshfetin e Gent Seikos? Inflacioni i ulet, cmimet e larta, euro e shkateruar, cmime te larta. Krimet e ketij guvernstori nuk i lan as lumi dhe as deti. Bk funksionon si bande!

  • Toni: 03/07/2024 12:38

    Prandaj ikin njerezit me vrap nga ky vend i shkerdhyer.

    Përgjigju
  • Edi vet: 03/07/2024 12:34

    Ikni o njerez se shqiperia ka mar fund vetem leke me fajde vetem drog vetem vjedhje vetem prostitucion vetem vjedhje jemi 2 milion bqnor kemi 3 milion te zeza. Ikni sa nuk eshte vone.

    Përgjigju
  • Alb: 03/07/2024 11:50

    Ky ashte kapitalizmi.

    Përgjigju
  • Petrit: 03/07/2024 11:23

    Ndoshta i ndjeri do te ishte i denje per nje dite zie kombetare. Si tregues domethenes i kriminalizimit te gjithe strukturave dhe organeve ne shtetin tone. Dhe medoemos nevojitet nje hetim per mosveprimin me dashje nga kushdo prej SPAK qe pasoi ne pasojen fatale te vetvrasjes. Eshte ndoshta kulmi i inkompetences qe ky organ, SPAK, demonstron.

    Përgjigju
  • Genti: 03/07/2024 10:55

    Nuk e kuptoj ai borxh u be 4.8 milione te reja apo te vjetra. Ketu cdo sekonde e jetes eshte fatkeqesi. Cdo gje qe ben ne kete vend te mallkuar e bem gabim

    Përgjigju
  • Tirona: 03/07/2024 10:17

    Gjynof i shkreti po ne jena ven i marum e mallkum. Të morin shpirtin firmat piramidale moderne e Gent Sejko del e i mbro. Kurioz jam ku ësht ai tipi që komentoi dje ka pi paracetamol ,e ka bo për show etj etj..Si dim hallet e popllit e nuk o mir me sulmu e ofendu njerzit pa lidhje

    Përgjigju
  • Timi: 03/07/2024 10:15

    Ata qe nuk dolen ta takonin jane pergjegjes po aq sa dhe horrat e Mca-se qe i vrafte zoti nke ore e me pare se shteti i edi rames ka kry pune me kohe

    Përgjigju
  • Blabla: 03/07/2024 10:05

    O zot i madh sa gjynah!!! Dhe mbas nje shekulli: O, si nuk kam një grusht të fortë t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë, ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët - n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

    Përgjigju
  • AltinTop: 03/07/2024 09:51

    Ore si i kemi punet me Turizmin..?? Kto tjerat i kemi nen kontroll..

    Përgjigju
    • AltinTop: 03/07/2024 22:52

      Shume faleminderi shkelqesi!! Ju uroj nje jave te qete!

    • E. R.: 03/07/2024 16:45

      Pershendetje situata eshte nen kontroll. Cdo dite po numerojme hyrjet e turisteve nga te gjitha cepat. Ju uroj nje dite te mire

  • alian: 03/07/2024 09:19

    eshte shume alarmante dhe i pa precedent rasti i mjekeve jane kriminela dhe te poshter. kriminrli vret se i kane hyre diku ne hak ndersa ju vrisni te pa fajshem vrisni njerez me vetedije te plote ju duhet ta paguani ne menyren me te keqe te mundshme ju ju ndeshkofte zoti.

    Përgjigju
  • Sapa: 03/07/2024 09:17

    Ai iku nga kjo jete vetem per aresyen e thjeshte qe nuk ka Shtet dhe as nuk do kete!

    Përgjigju
  • andi: 03/07/2024 09:10

    ka kohe agjenti bkh per tu mare me popullin ka pune me te rendesishme

    Përgjigju
  • Turi: 03/07/2024 08:38

    Kur behet fjale per nje qutetar te thjeshte e masakrojne edhe per nje shifer te tille qesharake kurse mafia e vendit dmth politikanet vjedhin miliona € dhe asnje gje nuk u ndodh , maksimumi e kalojne me disa dite arrest shtepie . Duhet te ngrihemi dhe ti thyejme hundet ketij sistemi te ndyre qe u sherben vetem bankave dhe oligarkeve te korruptuar

    Përgjigju
    • Trimi: 03/07/2024 20:02

      Sikur te ishim trima nuk largoheshim nga vendi ynë. Politikanet e dinë mirë dhe bëjnë çfarë ti doje qejfi.

  • I drejti: 03/07/2024 08:36

    Nuka shtet nuk ka shprese. Vetem vetegjygjesi duhet te boni.as nje lloj partije o qeverrije nuk punon per popullin as ato me para as keto tani. Nuk bohet shqiperija . Si kamundesi seka degjuar njeri ket hallexhin. Gjynah gjynah siky ka memijra ne shqiperi.

    Përgjigju
  • John: 03/07/2024 08:18

    Ky eshte krim i mungeses se drejtesise ne Shqiperi. Kur do hetohen seriozisht keto biznese kriminale?

    Përgjigju
    • Genti: 03/07/2024 08:38

      Ne Alb cdo gje eshte e zeze

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë