Është kapur nga policia një 48-vjeçar në Lushnjë për transportimin e emigrantëve ilegalisht në kufi. Bëhet fjalë për Artan Gjylën, i cili ishte shpallur në kërkim që prej ditës së djeshme.
Ai akuzohet për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjylën dhe 2 të tjerë (njëri i arrestuar gjatë operacionit dhe tjetri ende në kërkim), në fshatin Vukpalaj, Kastrat, zbritën nga 3 automjete, 16 emigrantë që po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.
48-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.