1767523970_8000ac0a58f4bdb3d19e9da00ac0d6551104.jpg

Bota “po kalon një periudhë trazirash dhe ndryshimesh”, ku “veprimet e njëanshme dhe arrogante po japin një ndikim të rëndë mbi rendin ndërkombëtar”. Kështu deklaroi presidenti kinez Xi Jinping, i cituar nga televizioni shtetëror CCTV. Pa përmendur Shtetet e Bashkuara apo Venezuelën, Xi tha se “të gjitha vendet duhet të respektojnë rrugët e zhvillimit të zgjedhura në mënyrë të pavarur nga popujt e kombeve të tjera”. Presidenti kinez shtoi se është e nevojshme “të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe qëllimet e parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara”. Për më tepër, “fuqitë e mëdha, në veçanti, duhet të marrin një rol udhëheqës”, shtoi Xi gjatë një takimi me kryeministrin irlandez Micheal Martin, i cili ndodhej për vizitë në Kinë. Më herët, Pekini i kishte kërkuar Uashingtonit të lironte “menjëherë” presidentin venezuelian Nicolas Maduro, të kapur në një operacion pas të cilit u dërgua në SHBA.

 


Lajmi kryesor:

Donald Trump: Kemi nën kontroll Venezuelën! Gati për një mision edhe në Kolumbi/XI Jinping: Veprimet arrogante po ndikojnë rendin global!