I arrestuar për vrasjen e Nezir e Gentjan Beqirit në Elbasan, ekstradohet nga Greqia në Shqipëri Jorgo Leku! 44-vjeçari i dënuar përjetë, njihej me 3 emra

TIRANË- Ekstradohet nga Greqia sot (15 qershor), Jorgo Leku, 44 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e vitit 2012 Gentjan e Nezir Beqirit, babë e bir në Elbasan. I dënuari njihet edhe me emrat Olsi Leka dhe Giorgio Lekou, ka pasur rolin e ekzekutorit në vrasjen e 11 viteve më parë, për të cilën vetëm këtë pranverë është dhënë drejtësi.

I shumëkërkuari u arrestua në Greqi më 12 qershor 2020 pasi gjykata e Elbasanit vendosi masën e arrestit në mungesë për 5 vepra penale për vrasje, përfshirë edhe atë të grupit të strukturuar kriminal. Ekstradimi i tij në Greqi kaloi në të gjitha shkallët e gjyqësorit ndërkohë që për vrasjen e Gentjan e Nezir Beqiri në 2012-ën, Gjykata e Posaçme përveç Jorgo Lekut si ekzekutor, dënoi me burg përjetë edhe Ardjan Çapjan dhe Florenc Çapjan në rolin e porositësve.

Florenc Çapja është i vetmi person i pa arrestuar dhe me dënim në mungesë, pasi prej vitesh rezulton në Dubai, një vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë, duke e bërë të vështirë sjelljen e tij. 44-vjeçari Leku nuk veproi i vetëm si ekzekutor në atë kohë. Bashkë me të ishte Ervis Bardhi, i cili u bë bashkëpunëtorë i drejtësisë dhe për këtë arsye GJKKO e dënoi me vetëm 15 vite burg, ndërsa Klaidi Dokoli dhe Etien Çani u dënuan me nga 25 vite burg.

Babë e bir u vranë brenda banesës së tyre në Elbasan ku Gentiani ishte në “arrest shtëpie” i paralizuar dhe ruhej nga dy policë në derë të shtëpisë, për akuzën e  vrasjes së Sokol Çapjas në vitin 2005. Teksa hynë në banesë pasi bindën policët se ishin miq të familjes, autorët qëlluan Gentian Beqirin me 7 plumba pistolete me silenciator, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas vrasësit Jorgo Leku dhe Ervis Bardhi i mbytën edhe babanë dhe u larguan duke lënë në derë të shtëpisë dy policët, që më vonë u akuzuan për shpërdorim detyre. Krimi i dyfishtë ishte pjesë e një seriali të gjatë vrasjesh e konfliktesh në Elbasan.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? 
Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:15
Ekzekutoi armikun e Sokol Çapjas, kush është Jorgo Leku që u ekstradua sot drejt Shqipërisë, anëtari i klanit të fortë në Elbasan që solli 173 kg kokainë në Durrës

1686838545_finalprojekt.00413407.Still041.jpg

Ky është Jorgo Leku, 44 vjeçari i rrezikshëm shqiptar i arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë pasi akuzohet se ka vrarë një nga ekzekutorët e Sokol Çapjas, Gentian Beqirin së bashku me babain e tij.

Jorgo Leku është pjesë e grupit te Çapjave. Ai është njeriu që dyshohet se ka nisur 173 kg kokainë nga Pireu ne Durrës që më pas doli se ishte oriz.

41 vjeçari është pjesë e një klani shumë te fortë kriminal në Elbasan, me konkretisht e grupit të Çapjave. Leku i cili ka lindur në Elbasan, por me banim në Gjirokastër njihet edhe me emra të tjerë si Olsi Leka, Giorgo Lekou, Jorgo Lekou.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe