Ibrahim Lici i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, në maj të vitit 2021, rezulton se është larguar në Turqi që në 24 korrik të vitit të kaluar.

Report Tv mëson se autoritetet turke kanë sinjalizuar autoritetet shqiptare për plotësimin e dokumentacionit për ekstradim. Në letrën e siguruar nga Report Tv, vihet re se autoritetet shqiptare, janë vënë në lëvizje për plotësimin e dokumentacionit me qëllim paraqitjen e kërkesës për ekstradim.

Pra më datë 24 tetor Prokuroria e Përgjithshme i ka bërë kërkesë Prokurorisë parnë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër që të përgatisë dokumentacionin e plotë me qëllim vënien në dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë për kryerjen e procedurave të mëtejshme. Megjithatë ende nuk është e qartë nëse Ibrahim Lici është arrestuar apo po mbahet nën vëzhgim nga autoritetet turke.

Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

Emri i Ibrahim Licit si autor dyshohet se doli nga dëshmia e Ergys Maljas para grupit hetimor, pasi pak ditë pasi u arrestua, ai akuzoi Ibrahim Licin si autor të vrasjes. Sipas të miturit, ai ishte nisur me viktimën drejt Livadheve, por përpara i kishte dalë Lici duke qëlluar direkt mbi Mustafën dhe duke u larguar më pas me motor.

Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh. Në gusht 2018 u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit.  Në mars 2019 u vranë në derë të shtëpisë Brahim dhe Astrit Bilali. Për krimin e dyfishtë u shpall në kërkim Ibrahim Lici, por vetëm në prill të vitit 2021, u hoq nga kërkimi për mungesë provash. Ai është djali i Mustafa Licit, ky i fundit i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.

1666710583_WATERMARKREPORTtv.00483429.Still010.jpg

Autori Ibrahim Lici

Kërkesa që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër për dokumentacionin për ekstradimin e Licit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Ibrahim Lici në Turqi, autoritetet turke njoftojnë ato shqiptare: Bëni gati dokumentacionin për ekstradim

1666710583_WATERMARKREPORTtv.00483429.Still010.jpg

Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër ka hyrë në Turqi më 24 korrik të vitit 2021, ndërsa autoritetet turke kanë sinjalizuar autoritetet shqiptare për plotësimin e dokumentare për ekstradim.

Report Tv mëson se autoritetet turke kanë sinjalizuar autoritetet shqiptare për plotësimin e dokumentacionit për ekstradim. Në letrën e siguruar nga Report Tv, vihet re se autoritetet shqiptare, janë vënë në lëvizje për plotësimin e dokumentacionit me qëllim paraqitjen e kërkesës për ekstradim.

Pra më datë 24 tetor Prokuroria e Përgjithshme i ka bërë kërkesë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër që të përgatisë dokumentacionin e plotë me qëllim vënien në dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë për kryerjen e procedurave të mëtejshme. Megjithatë ende nuk është e qartë nëse Ibrahim Lici është arrestuar apo po mbahet nën vëzhgim nga autoritetet turke.