GreqiNjë 48-vjeçar nga Tepelena, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 17 vitesh, është arrestuar nga policia greke në aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës.

Sipas mediave në pranga ka rënë Ardian Gërbi, nga fshati Bënçë, i dënuar në Shqipëri me 7 vite e 4 muaj burg për trafik narkotikësh.

Ndërkohë sipas njoftimit të policisë, në vitin 2008 Gërbi i ka shitur një personi tjetër rreth 3 kilogramë marijuanë dhe 290 gramë kokainë. Pas këtij episodi, ai ishte larguar duke iu shmangur drejtësisë shqiptare, shkruan Skai.gr.

Pas ndalimit, autoritetet greke kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.