Në kërkim prej 4 vitesh, Gjykata e Korçës cakton arrest me burg për Spartak Çelën

Në kërkim prej 4 vitesh, Gjykata e Korçës cakton arrest me burg për Spartak Çelën

Spartak Çela

Korçë - Gjykata e Korçës ka lënë sot në ‘arrest me burg” Spartak Çelën, i cili ishte në kërkim prej 4 vitesh pasi në një lokal në Velçan të Mokrës qëlloi me kallashnikov drejt disa personave.

Çela u arrestua dy ditë më parë në qytetin e Korçës.

Ndaj tij rëndojnë akuzat

"Vrasja me dashje e mbetur në tentativë," "Vjedhje me armë," "Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake," dhe "Kundërshtim i punonjësit të policisë."

Mësohet se në datën 20.08.2020, ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. Sh.

Në datën 25.04.2024, ky shtetas pasi është konfliktuar me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t'i marrë atij dy aparate celularë dhe një orë dore.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen