Itali-Suzana Koçibelli, 62 vjeçe, shqiptarja e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 9 janar, është gjetur e vdekur në Itali.
Trupi i saj u gjet në ujërat e lumit Tiber, pranë digës Castel Giubileo, në veri të Romës. Zbulimi u bë nga stafi i Enel, që ishte duke punuar në një hidrocentral në këtë zonë.
Pas nxjerrjes së trupit nga ushtarët dhe zjarrfikësit, ekspertët mjeko-ligjorë nuk kanë gjetur shenja të dukshme dhune.
Sipas mjekut ligjor, vdekja e gruas ka ndodhur disa orë pas largimit të saj nga shtëpia.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.