SARANDË- Dy persona të shpallur në kërkim prej gati katër vitesh kanë rënë në pranga në Sarandë.
Të arrestuar janë dy shtetasit Julian Guga 45 vjeç, dhe Aleks Mema 51 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Gjykata e Sarandës ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento