ITALI- Një 31-vjeçar është arrestuar në Itali për llogari të autoriteteve shqiptar. Bëhet fjalë për të riun, Vath Batha i cili prej vitit 2019 rezulton në kërkim nga vendi ynë.
Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj tij masën arrest me burg për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë periudhës hetimore ka rezultuar se në vitin 2019, shtetasi Vath Balla kishte siguruar 7 kg lëndë narkotike heroinë dhe 5 kg lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në Durrës.
Batha u lokalizua nga autoritetet vendase dhe arrestimi i tij u bë falë shkëmbimit të informacioneve me Interpol Romën.