Në kërkim se donin të vrisnin Dashamir Gjokën në 2017 në Shijak, ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, 41-vjeçari

Në kërkim se donin të vrisnin Dashamir Gjokën në 2017 në Shijak, ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, 41-vjeçari

Dashamir Gjoka

TIRANË- Morel Kertalli, i arrestuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Dashamir Gjokës në 2017, është ekstraduar nga Spanja, ku u arrestua, drejt Shqipërisë. Ka qenë policia shqiptare që ka bërë të ditur lajmin, duke theksuar se disa ditë më parë është ekstraduar edhe vëllai i tij, Enkel bashkëpunëtor në krim. 41-vjeçari Morel Kertalli iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. 

Në 2017 dy vëllezërit tentuan të vrisni në një atentat Dashamir Gjokën. Ata qëlluan me breshëri plumbash makinën e Dashamir Gjokës në vendin e quajtur “Komuna Xhafzotaj”, por automjeti i ishte i blinduar duke bërë që asnjë plumb të mos depërtonte brenda.

Pas 5 vitesh në arrati, vëllezërit u arrestuan në Spanjë ndërsa operacioni u realizua nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me Fast Spain dhe me Interpolin e të dy vendeve.

Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe "Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare