Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimi drejt  Italisë pasi rezulton i dënuar për grup kriminal për trafik narkotikësh.

Në kuadër të operacionit ‘Milano 2’ u arrestuar S.S, 35 vjeç në zonën e Saukut në Tiranë.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.  Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.