LEZHË – Dy persona që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si anëtarë të një grupi kriminal që merrej me trafikun e kokainës janë arrestuar në Lezhë. Ata janë identifikuar si Tonin Kameri alias Aleks Ionescu, 44 vjeç dhe Pavlin Bregaj alias Pavlin Tuku, 32 vjeç, të cilët pritet të ekstradohen drejt Italisë.
Ndaj këtyre 2 shtetasve, Gjykata e Brescia-s, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, Policia e Lezhës ka ndaluar shtetasin Dritan Marku alias Dritan Kameri, 48 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se me vullnetin e tij të lirë, ka lejuar kushëririn e tij, Tonin Kameri alias Aleks Ionescu që t’i përdorë identitetin për t’iu shmangur Policisë italiane.
Nga veprimet hetimore të kryera në Itali, dyshohet se shtetasit Tonin Kameri alias Aleks Ionescu dhe Pavlin Bregaj alias Pavlin Tuku, së bashku me 7 shtetas të tjerë të arrestuar tashmë nga policia e Italisë, janë pjesëtarë të një organizate kriminale për trafikimin e kokainës, organizatë me veprimtari në Itali. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, Policia e Italisë ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 7 kg lëndë narkotike kokainë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë.
Ky operacion policor i koduar ‘Rugantino’ është në vazhdën e operacioneve të përbashkëta të zhvilluara me Policinë italiane.
Operacioni “RUGANTINO”, ende në vijim në shtetin italian, goditi një tjetër organizatë kriminale për trafikimin ndërkombëtar të kokainës, organizatë kriminale me veprimtari në Itali.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.6%
-
Jo
63.4%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 776
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56