MALAJZI- Ekipet e kërkimit kanë filluar të vënë në zbatim një pajisje që lokalizon që është e aftë të lokalizojë kutinë e zezë, në kërkim të avionit të zhdukur malajzian, MH370.
 
Dy anije të pajisura më këtë pajisje që është e aftë të lokalizojë deri në 240 km nën ujë, shikohet si një shpresë për zbulimin e të dhënave të regjistruara dhe gjetja e avionit të zhdukur në mënyrë misterioze.
 
Në kërkim të avionit të zhdukur sot janë vënë 14 avionë dhe 9 anije.
 
Avioni “Malaysia Airlines” u zhduk në 8 mars me 239 njerëz në bord.
 
Dyshohet se ai është rrëzuar në jug të Oqeanit Indian. Deri tani janë pikasur disa objekte por asnjëra prej tyre nuk i përket avionit të zhdukur, duke bërë kështu që të shënohet misteri më i madh në historinë e aviacionit.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)