LONDER-Një gjykatës në Londër ka autorizuar arrestimin e një emigranti të paligjshëm shqiptar i cili 13 vite më pas hyri në Angli me dokumente false përpara 13 vitesh, madje ka arritur që me identitetin e tij të rremë të niste punë dhe në një prej strukturave më të kualifikuara në fushën e sigurisë në Londër. Bëhet fjalë për shtetasin nga Vlora Elidon Habilaj 35 vjeç, për të cilin autoritetet kanë zbuluar se jo vetëm ka mundur të hyjë në territorin anglez me dokumente false si emigrant kosovar në vitin 1999 por ka avancuar në karrierë duke punuar dhe në institucione shtetërore angleze. Sipas mediave angleze historia e mashtrimit të Habilajt ka nisur shumë vite më parë ndërsa hetuesit në Londër kanë rënë në gjurmët e këtij mashtrimi vitin e kaluar kohë kur vetë kolegët e Habilajt nisën ta survejonin pasi e dyshonin për aktivitete të paligjshme, por pa e ditur se në fakt Habilaj punonte për të njëjtin institucion I cili quhet SOCA dhe që është një department i specializuar shtetëror në Angli që merrett me krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.
HABILAJ
Sipas mediave angleze Habilaj nëpërmjet përdorimit të dokumenteve të tij të falsifikuara fillimisht ka nisur punë në Policinë Metropolitane të Londrës. Më pas ai aplikoi për të punuar për SOCA-n dhe e fitoi vendin e punës. Në vitin 2011 ndaj tij nisën verifikimet dhe Habilaj dyshohet se është kthyer menjëherë në Shqipëri, madje ka aplikuar për pasaportë shqiptare duke hequr dorë nga e gjithë procedura e nisur prej tij në Angli për të fituar nënshtetësinë angleze. Dy ditë më parë gjykatësi anglez Martin Zeidman u shpreh se urdhri për arrestimin e shqiptarit është mëse I justifikuar pasi prokurorët kishin shpalosur prova të qarta të falsifikimeve të bëra nga Habilaj, ndërsa ka shtuar se gjyqi ndaj tij mund të vazhdojë pa problem edhe pse në mungesë. “Nuk shoh ndonjë arsye për të mos zhvilluar gjyqin edhe në mungesë. E rëndësishme është që i pandehuri ka marrë njoftimin nëpërmjet avokatit të tij për çeljen e këtij gjyqi”, - është shprehur gjykatësi anglez Zeidman.
ABUZIMI
Me qindra shqiptarë në vitet 1997-2001 kanë shfrytëzuar krizën dhe luftën në Kosovë për të aplikuar në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente të rreme kosovare si emigrantë politikë. Rasti i Habilajt është tejet “pikant” pasi 35 vjeçari jo vetëm që ka mundur të qëndrojë në Londër për 13 vite me dokumente false por ai ka mundur të punojë edhe në institucione shtetërore, njëri prej të cilit është SOCA, që përfaqëson në Angli institucionin analog të FBI-së amerikane. Mediet angleze i kanë kushtuar një hapësirë të gjerë këtij lajmi dhe e kanë konsideruar rastin e Habilajt si një ndër përjashtimet e rralla ku një emigrant i hyrë në Mbretërinë e bashkuar me dokumente false të mundet të sigurojë një punë në strukturat shtetërore angleze dhe në një nga institucionet kryesore të sigurisë në këtë vend. Për më tepër Habilaj ishte shumë pranë sigurimit të nënshtetësisë angleze, por në momentet e fundit ka hequr dorë nga e gjithë procedura pasi në vitin 2011 ka rënë në gjurmë të investigimit që po kryhej ndaj tij nga vetë institucioni ku ai punonte.
HETIMI
Cfarë është institucioni SOCA ku punoi Habilaj
SOCA (Serious and Organised Crime Agency)është institucioni analog i FBI-së amerikane në Angli dhe është organi më i specializuaar në hetimin e krimit të organizuar me lidhje brenda dhe jashtë Anglisë. Në qendër të hetimit të krimit të organizuar janë edhe hetimet që zhvillohen ndaj grupeve që operojnë në Angli dhe që janë të drejtuara ose të përbëra nga shtetas ballkanikë. Kjo është arsyeja që SOCA rekruton në stafin e saj edhe shtetas të Ballkanit pasi ata njohin më mirë natyrën dhe mënyrën e funksionimit të anëtarëve të këtyre organizatave. Elidon Habilaj ishte një prej shqiptarëve të rekrutuar si staf i SOCA-s por në vitin 2011 vetë kolegët e tij nisën ta hetonin pasi kishin dyshime në lidhje me rolin dhe statusin e tij në Angli.
GARA
Habilaj kandidat për “Avokatin e Popullit”
Kur Partia socialiste shpalli garën e kandidaturave për postin e Avokatit të Popullit një prej 30 emrave të vetëofruar për këtë post ishte dhe ai i Elidon Habilajt. Përveç ambicies për të fituar postin e Avokatit të Popullit Habilaj rezulton se vitin e fundit ka shkruar edhe një sërë artikujsh në shtypin e përditshëm, të cilët lidhen kryesisht me çështjet e kriminalitetit dhe sigurisë. Në profilin e tij profesional në “Linkedin” Habilaj ka deklaruar eksperiencën e tij në Angli në fushën e sigurisë dhe ndërkohë deklaron se punon në një institucion sigurie në Tiranë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/SHqiptarja.com)
/Shqiptarja.com