Gjatë tri javëve të para të korrikut të gjithë mësuesit të cilët nuk i janë nënshtruar provimit të shtetit do të duhet të paraqiten pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve. 

Njoftimi për datat e provimit është dhënë nga vetë AKP e cila po ashtu ka publikuar edhe gjithë informacionet e mundshme lidhur me dokumentet që duhet të dorëzohen para nisjes së regjistrimit.

Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, kandidati duhet që të paraqitet në AKP rreth 30 minuta para nisjes së provimit.

Por para se të nisë provimi i shtetit për mësuesit, këta të fundit duhet që të jenë të pajisur ditën e testimit me një letërnjoftim, kopje të kartës së ID, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit.

Ky është viti i dytë radhazi që zhvillohet provimi për profesionet e rregulluara në të cilin përfshihet edhe profesioni i mësuesit. 

Vitin e shkuar numri i mësuesve që rezultuan mbetës ishte mjaft i lartë e Ministria mori masa ndaj tyre.


(v.gj/shqiptarja.com)