Në Kosovë nuk futesh në bare dhe restorante pa certifikatë vaksinimi apo tampon, ndërsa në Tiranë janë plot! Pse nuk kërkohen të njëjtat rregulla edhe në Shqipëri?

Në Kosovë nuk futesh në bare dhe restorante pa certifikatë vaksinimi apo tampon, ndërsa në Tiranë janë plot! Pse nuk kërkohen të njëjtat rregulla edhe në Shqipëri?

Foto ilustruese

Duke filluar nga dita e sotme në Prishtinë dhe në të gjithë Kosovën kanë hyrë në fuqi disa masa të reja anti-COVID, që kanë të bëjnë konkretisht me vaksinimin. Tashmë kush do të futet në bare dhe restorante në Kosovë nuk mund ta bëjë këtë pa paraqitur një certifikatë vaksinimi apo tampon PCR negativ 72 orë, test të shpejtë jo më të vjetër se 48 orë, ose dëshmi se kanë kaluar virusin.

Kjo masë është marrë edhe pse në Kosovë ditët e fundit është vënë re një ulje e shifrave por nevojitet masa të forta paraprake kur sot ka filluar shkolla dhe pritet që të fillojë edhe viti i ri akademik.

Por në Shqipëri kur shifrat janë shumë shqetësuese dhe nuk po tregojnë një tendencë uljeje, përkundrazi, baret dhe restorantet vijojnë të lejohen të mbushen plot pa respektuar minimalisht asnjë distancë sigurie. E njëjta ndodh edhe për punonjësit e administratës publike, private jo e jo. Asgjë nuk kërkohet për të paraqitur dëshminë e vaksinimit për tu futur në ambientet e punës, përveç Bashkisë së Pukës, e cila komunikoi një vendim të tillë 2 javë më parë. Në vendin tonë vetëm në 4 ditët e fundit janë ndarë nga jeta prej COVID 39 persona.

Kujtojmë se në Shqipëri kërkohen vetëm maska në ambientet e mbyllura, ka një orar 'policor' 23:00-6:00 dhe masa në pikat kufitare të vendit.

Masat anti-COVID në fuqi në Shqipëri

-    Ora policore nga 23:00-06:00.

-    Qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

1.    Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

2.    Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

3.    Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.

Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

-  Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

- Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

- Nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 50 personave

- Vetëm 30% e kapaciteteve për spektatorë në aktivitete sportive e kulturore

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 29/09/2021 20:38

    Mendoj që edhe këtyre të vaksinuarve t'jua rrasin në gojë vaksinën. Po bythecat bytheca ngelen pasi tani ylberat e tp gjithë botëa sorrosiane e kanë pranur që vaksina as të .... as të lëshon ështp vetpm pçr të përhapur virusin më shumë dhe nuo afron mbrojtje. Thuajani edhe përfaësuesve të mafjes Italiane

    Përgjigju
  • Termeti: 27/09/2021 09:30

    E harruat termetin ? Shqipëria vjen pas termetit vendi me i godit sot

    Përgjigju
  • Qytetari I vaksinuar: 27/09/2021 09:11

    Artikull shumë interesant, edhe ne Shqipëri te behet si thotë artikulli me detyrim vaksinimi edhe kalamajve mbi 6 vjec ti behet vaksinimi keshtu që kur prinderit të shkojnë në kafene edhe femijet e tyre të jene te mbrojtur,,,,

    Përgjigju
    • Lexues: 27/09/2021 10:20

      Ne eu behet fjale per vaksinim femijesh mbi 10 vjeç dhe ti thua y ne albanistan!!!!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?