Në Kosovë, për fat, ka ende Gjykatë Kushtetuese!

Në Kosovë, për fat, ka ende Gjykatë Kushtetuese!

Ajo që nuk parashikonte dot askush në Kosovë e në Shqipëri, sa i përket jetëgjatësisë së koalicionit mes LVV dhe LDK-së ishte vetëm një gjë: mënyrën sesi do të merreshin vesh nëaliazhin aspak të zakonshëm të një partie të spektrit të Majtë (Qendër por që lëvizte pak në skaj) dhe një e spektrit të Djathtë (në qendër). Por, ajo që e shtonte më shumë të panjohurën ishte paradoksi i saj. Nëse për emrat dhe mënyrën sesi do të ndaheshin postet, LVV dhe LDK harxhuan javë të tëra bisedimesh, dakordimin për ideologjinë e realizuan në vetëm pak orë!!!

Ndarja duket se nuk çuditi shumë ata që i ndjekin realitetet politike kosovare, përveç një fakti të pakuptueshëm: sesi të prodhosh konfliktin në periudhën e Covid-19?! Por edhe për këtë e merrje një përgjigje dhe e kuptojë në atë seancë maratonë të para pak ditëve, në argumentet e justifikuara të Gashit që prezantoi mocionin kundër qeverisë dhe në diskutimet e Albin Kurtit, ku në të fundit syresh ai iu drejtua imazhit të pabesueshëm të emisarit amerikan Grenell, sa i përket qëndrimeve për Kosovën. Pak minuta më vonë mocioni u votua dhe qeveria në ikje e Kurtit 1 filloi përshkrimin e realiteteve, për të cilat mori dhe kritikat, fillimisht nga administrata amerikane, përmes intervistës direkte në media të Grenell.

Se ku qëndron e vërteta, sesi do të jetë realiteti i marrëveshjes Serbi-Kosovë, duket se pakkush e di në Prishtinë. Kuptohet veç presidentit Hashim Thaçi. Por, ka një të vërtetë: tek e fundit ajo do të votohet para parlamentit të Kosovës. Dhe, cilido të jetë qëndrimi, të paktën përfaqësuesit e shtetit të pavarur kosovar do të dinë t’ia japin verdiktin. E këtë besim e shton edhe institucioni, që i mungon Shqipërisë dhe që shërben si garantues i saj. Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka treguar veten. Ajo ka rrëzuar Asosacionin e Komunave, ajo i ka vënë barrikadë dy presidentëve në Kosovë dhe ajo duket se është gati të marrë përsipër çdo ankesë të grupimeve që do mbetin të pakënaqur nga vendimet e shumicës së parlamentit të Kosovës.

Kjo është e vetmja garanci në Kosovë, pasi LVV dhe LDK treguan se nuk përkojnë me këtë kohë, që ta drejtojnë vendin. Dhe, të mendosh, kur nuk u bënë bashkë dhe të ishin të sinqerta para kohës jo normale të Covid-19, si dy forca normale politike të përgjegjshme, si do mund të ishin në kohë normale! Sot, që e prishën këtë mundësi, të vjen ndërmend se thjesht, pak më shumë përgjegjshmëri, do u duhej këtyre forcave, ashtu si me të drejtë do t’u duhet të përballin realisht mendimin e votuesve, nëse Kosova do të detyrohet të shkojë sërish në zgjedhje.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liridon Aliu: 01/04/2020 13:28

    AS - Liridon Aliu - Këtë Propozim ju kam dhënë Minstave të Arsimit në Ballkan Kosove Shqipëri Sërrbi etj.... Kërkesë - Er/s28-Liridon Aliu - Do ishte mirë që Pushim të Verës te mos këtë fare për arsyje se Pushim - Nxënesit Studentet kan mbajtur tani me Rastin e COVIT 19 dhe nuk ka Logjik të Shëndosh të kemi dy herë Pushim për Shkolla e Universitete Mesimi On-line dhe Zevendësimi i Orëve të Humbura me të Vikende si të Shtune nuk bënë nuk është Produktive e Vetmja Zgjidhje Pushimi i Veres të Zëvendesohet me Orët e Humbura. Një vitë nuk është për vitë andaj mos Mbani Pushimin e Veres Arsimi Cilsorë mbi të Gjitha. Ose duhe të Anulohet viti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë