Në krizën e inflacionit, rritet besimi në ekonomi i bizneseve dhe konsumatorëve për herë të parë për vitin 2022

Në krizën e inflacionit, rritet besimi në ekonomi i bizneseve dhe konsumatorëve për herë të parë për vitin 2022

Banka e Shqipërisë

Për herë të parë, për vitin 2022 besimi në ekonomi është rritur në muajin maj. Banka e Shqipërisë thotë se në muajin e kaluar besimi në ekonomi u rrit me 4.6%, dhe kontributin më të rëndësishëm e ka dhënë sektori i shërbimeve dhe i tregtisë. Pavarësisht inflacionit në rritje dhe çmimeve që po kapërcejnë të gjitha parashikimet, ekonomia duket se po performon pozitivisht.

Në muajin maj besimi në sektorin e shërbimeve u rrit me 7.2%, i ndikuar nga ecuria e aktivitetit të sektorit dhe rritja e kërkesës. Ndërkohë sipërmarrjet e sektorit përsëri sipas Bankës së Shqipërisë presin rritje të çmimeve, por nga ana tjetër parashikojnë përmirësim të punësimit.

Ndërsa tek tregtia besimi është rritur me 6.8%, pasi bizneset janë optimistë për aktivitetin e tyre dhe punësimin, ndërsa vlerësojnë se çmimet në të ardhmen do të bien. Industria është sektori tjetër që ka shfaqur përmirësim të besimit me 4.3% në muajin maj, ndikuar nga prodhimi industrial, rritja e kërkesës së brendshme e të jashtme si dhe janë rritur pritshmëritë për aktivitetin dhe punësimin. Sa i takon çmimeve pritet rënie e tyre.

I vetmi sektor në rënie është ndërtimi, ku besimi është ulur me 0.6%, dhe shkak për këtë është bërë rënia e aktivitetit ndërtues, ndërkohë që kontratat porositëse dhe pritjet për punësimin ishin në rritje. Pavarësisht çmimeve të larta që detyruan qeverinë të subvenciononte ndërtuesit për punët publike për çmimet e rritura të materialeve të ndërtimit, bizneset e sektorit presin rënie të çmimeve në të ardhmen. Sa i takon konsumatorëve, në prag të sezonit, duket se kanë dalë nga pasiguria e shkaktuar nga lufta pasi besimi është rritur me 2%, pasi qytetarët vlerësojnë pozitivisht situatën e tyre financiare dhe situatën e përgjithshme ekonomike në vend.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen