Alvaro Jashari, i akuzuar për plagosje të ndodhur më 30 maj në Shijak pranë stadiumit, është vënë në prangat e policisë.
34-vjeçari, i cili nga policia konsiderohej si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, është arrestuar në orët e para të mëngjesit në kushte të larta sigurie dhe në një aksion që zgjati vetëm katër minuta.
Jashari ka qenë i dënuar më herët për veprën penale 'vjedhje me dhunë', ndërkohë që për shkak të plagosjes së 28-vjeçarit Enri Isai do të përballet në gjykatë me akuzat "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Armëmbajtja pa leje", për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim deri në 7 vjet.