Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga transformimi i QSUT. Rama shkruan se rilindja arriti të shndërrojë gjendjen e dikurshme të spitalit i cili dikur shërbente si vend për të kullotur gjëja e gjallë. Më tej, Rama ka ndarë fotot ku thotë se tashmë është në një nivel të ri dhe të denjë për qytetarët.
“Ja puna transformuese në QSUT
![]()
Nga tezgat gjithëfarësh e deri te vendkullotja e gjësë së gjallë që gjetëm në QSUT, rilindja e shërbimit shëndetësor publik është jetësuar edhe me veprën më të madhe të shëndetësisë së dekadave të fundit, që e ngre në një nivel krejt të ri cilësinë e shërbimit mjekësor për qytetarët.”- shkroi Rama.
Ndërkohë, në Kuvend është duke u zhvilluar seanca plenarë, por Rama mungon pasi është në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Opozita e Rithemelimit ka kërkuar mocion me debat lidhur me raportin e DASH.

