Një pjesë e qytetarëve të Krujës dhe të Lezhës po i presin Krishtlindjet pa energji elektrike. Në Lezhë disa fshatra janë pa energji elektrike prej 5 orësh.
Gazetari i Report Tv në Lezhë, Julian Hila raporton se si pasojë e motit të keq energjia është ndërprerë prej orës 17:00 të pasdites. Ndërsa punonjësit e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.
Ndërkohë që në Krujë, i gjithë rrethi po e kalon vigjiljen e krishtlindjeve pa energji elektrike.
Komento