Në librin e Lulzim Bashës 'Misioni im', shitja e detit harrohet pakthim

Në librin e Lulzim Bashës 'Misioni im', shitja e detit harrohet pakthim

Libri "Misioni im" i Lulzim Bashës

Shqiptarët shqyejnë sytë për të gjetur hullitë të cilat kërkojnë për të nxjerë, në udhën e një Misioni.

Po ku është ‘msionari?’ pyesin. Dhe besojnë se mund ta gjejnë tek Lulzim Basha, me librin e tij të parë.

Është shumë e tepruar që t’i vesh që në titull, përmes një terminologjie gati të shenjtëruar, me një ngarkesë të tillë si: ‘mision’ që mesa duket i qaset të ‘perëndishmes’ e që iu shkon miteve… Qoftëlarg!”

E kjo është “fjatro në dynja”(theatër në botë), thotë populli.

Atëherë, kur Basha ishte 12 vjet më i ri, e që kishte një pozicion aq të epërm në Qeverinë “Berisha”, fati e deshte që të shpallte Paktin Detar midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Përcjallja që rreket të çojë tek lexuesi në libër, llojshmëri komunikimi e mbushur me teza, mesazhe, kauza, takime e ligjërime, protagonizëm, sjellje e thirrje etj, të përndara në 99 faqe.

Po askund nuk e gjen një vepër të tijën, që mbahet e fshehur, siç është Pakti Detar i vitit 2009, kur një pjesë e hapësirës detare në Jonin e Veriut, iu dhanë Greqisë.

Nuk mund ta mbulosh diellin e së vërtetës me shoshë, kur teksa lexon misionin e tij, e sheh se ka harruar mbasi aty brenda ka një kurorë errësire.

Befasia diplomatike e kohës, e pasqaruar, e pandëshkuar, e mbuluar me paskatësi e trillime, nuk gjeti asnjë grimë sqarim, nga autori kryesor i saj, Lulzim Basha, ai që ndoqi nga afër çdo detaj të asaj marrëveshje fatale.

Ajo firmë ndënë fishekzarre, ajo buzëqeshje e ministrit të Jashtëm me zonjën Bakojanis, të dy firmëtarë, në prani të dy kryeministrave: Mitsotaqis dhe Berisha inspirues, mbollën trandafilin e së keqes, i cili ka 12 vjet që çel në kopshtin e antikombëtarizmit.

Ajo vepër është quajtur nga Bakojanis “state of art (i referohet nivelit më të lartë në pamjen teknike, shkencore e arritur në një kohë të caktuar) që ka prerë pjesë të detit të shqiptarëve…

Kjo është pjesë e historisë dhe këtu… “kaq afër qëndron rrena me të vërtetën, sa, një njeri i zgjuar duhet t’i besoj vetes me lehtësi”, thoshte dikur Ciceroni.

Kjo është rrena e misionit antikombëtar, që nuk ngaset, dhe s’ka se si të ngaset, në atë libër si të një adoleshenti të llastuar.

Lulzim Basha, nuk mund të ishte njeriu që kërkon të bëhët kryeministër, që të ftonte sot dhe të joshte shqiptarët për ta lexuar atë “trakat” të gënjeshtërt e “diseratacion” të turpshëm qe mban firmën e tij, për t’u votuar nga shqiptarët.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cokollata fallco: 25/03/2021 23:48

    Hej, o njerez, a e pate fytyren e Bashes tek kopertina e librit "te tij"? :) Duket si kopertina e kasetave te vjetra me turbofolk, pa shije fare. Po titullin e pate? Missioni im. Se c'me ngjason me Lufta ime (Mein Kampf) te Hitlerit! Mos valle po na rritet nje hitler i vogel, i kamufluar ne buzeqeshjen e spanuar te nje kadundari qe nuk e ka vendosur akoma se nga vjen dhe ku po shkon? Lidhur me shitjen e detit, ai edhe Kosoven e Kosovaret i shiti, eshte kaq pabuks sa qe mbaron te hedhe nje firme qe te ndihet i rendesishem, pa e kuptuar se njerezit e medhenj mundohen te firmosin sa me pak dhe delegojne.

    Përgjigju
  • Lulopulos: 25/03/2021 23:23

    Lul mëkatari,Pinoku i BiBerishoviceve,Hipokriti Mediokër i Turmës Anarki AntiShqiptare!

    Përgjigju
  • O tej: 25/03/2021 16:57

    Po Basha nje tipeja dar edhte o Pasha i madh i detit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë