Në liqenin e Ohrit është vendosur tabela e ndalimit të larjes në liqen. Shkak është bërë ndotja nga ujërat e zeza. Komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta zgjidhur këtë çështje edhe pas paralajmërimeve nga UNESCO dhe afateve të përcaktuara për fillimin e zbatimeve të masave të nevojshme.
Sipas medieve vendase ndalimi i notit nis nga kështjella e Samuilit në plazhet e Partizanit. Në plazhin Mizo, i cili ndodhet në plazhin e vjetër të qytetit, janë larguar 200-300 turistë të huaj. Në vendpushimin Partizan janë larguar rreth 100 fëmijë.
Informacioni zyrtar lidhur me këtë çështje mungon. Vendasit janë shprehur se kolektori i ujërave të zeza nuk ka qenë në funksion dhe të gjitha ujërat e zeza janë derdhur direkt në liqen.
Qendra për Shëndetin Publik ka vendosur menjëherë tabelat paralajmëruese, pas analizave të para të ujit.
-
Ju lutem sqarojeni cila pjese e liqenit eshte se gjyna gjith ato biznese te Pogradecit.
Përgjigju -
Kjo eshte pjesa maqedonase, jo ajo shqiptare.
Përgjigju -
Cilesoheni ne cfare pjese te liqenit ndalohet larja se ne zonen e Pg.nuk ka ndonje tabele te tille dhe ujrat duken te pastra. Jam per fund jave dhe shoh shume pushues ne plazh, pavarsisht kohes se fresket te ketyre diteve.
Përgjigju












Komente
Komento