Në listën e hapur të Tiranës/ Braçe: Gara e pabarabartë, gati për betejë, nuk do e lë në mes për asnjë arsye

Deputeti, Erion Braçe ka reaguar, pas vendosjes në listën e hapur të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se është gati për këtë betejë, teksa thekson se gara është e pabarabartë.

‘Gati! Edhe një herë! Do e bëj këtë betejë edhe këtë herë, do marr vota me fytyrë, kurrë pa fytyrë! Nuk kam ministri, ndërmarrje, asete, nëpunës, të mira publike për të shpërndarë i ka ndaluar ligji këto; nuk kam biznes, para, llogari bankare nga rrjedhin para zgjedhore; nuk kam biznesmenë, as përpara e as mbrapa, detyrim ndaj tyre; nuk kam televizion, gazetë, portal, podcast. Poooo, kam punë të bëra dhe dua punë për të bërë! Kam mendje për vizionin e duhur, zemër për t’i përfshirë të gjithë e ndjerë njësoj, gjuhë për të komunikuar me çdokënd, këmbë për të ecur e shkuar kudo, dorë-duar për t’i shtrënguar me secilin. Poooo, kam partinë më të madhe në vend.

Partinë Socialiste, partinë time me të u bashkova fare i ri, u rrita aty, nuk e përdora kurrë për vete, nuk e dëmtova kurrë, nuk e tradhtova kurrë; kurrë nuk mora. Jam socialist në thelb dhe nuk kam turp ta them hapur, me zë të lartë, kudo. Nuk e kam instrument karriere, lavdie personale, por mundësi për të arritur qëllime të mira e të përbashkëta në shërbim të njerëzve kështu ka qenë çdo ditë për mua. Do e bëj këtë betejë në Tiranë, më në fund edhe për Tiranën e madhe kam 6 javë që bëj dhjetëra kilometra këtu. Kjo javë ka qenë e vështirë. Më është dashur të përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”, të pranoj një garë të pabarabartë kur kam veç 6 javë këtu, të shkel mbi ca parime që i kam të shenjta kur më duhet të konkuroj në një strategji jo etike me shokët e mi të vjetër e të rinj', shkruan ai. 

Braçe shkruan se ai do ta vijojë deri në fund këtë betejë dhe nuk do të tërhiqet pas për asnjë arsye.

‘Kemi ambicien dhe detyrën të bëjmë më shumë, shumë më tepër, ndaj dil nga shtëpia dhe eja, merr me vete këdo, në çdo cep i Tiranës së madhe, jemi në shtëpinë tonë, në shtëpinë tende, në shtëpinë e socialistëve, aty ku ka vend për të gjithë – burra e gra, djem e vajza, ka vend për të vegjëlit e të mesmit, të harruarit e të pamundurit, të punësuarit e të papunët, të shërbyerit e ata që nuk e morën dot në vite shërbimin e duhur, të gjithë që duan një mundësi të barabartë apo solidaritetin jetik – besimtarët e ateistët të gjithëëëëëëëë! Unë jam në këtë betejë si gjithnjë – të bëj punën për ju! Ju jeni punëdhënësi dhe unë e dua këtë punë, nuk do e lë në mes për asnjë arsye karriere, nuk do iki asgjëkund tjetër e as për t’u bërë më shumë se kaq, dua të jem deputeti juaj, deputeti i Tiranës!’, shkruan ai.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toto: 18/03/2025 14:41

    dua tju them qe ne njesine 5 ku keni ardhur dhe thoni qe do beni shume pune, le te supozojme se ti je pro punedhenesve te tu (popullit) dhe prap nuk do ju lejojne oligarket, pra shoket tuaj te partise qe ti rregulloni problemet e asaj njesie. Shpresoj mos te na dalesh dhe ti si Pa(lo)ndeli Majko qe shume tha e asgje sberi. Vini dhe beni "lloqe kavaje" ne ate njesi sepse e dini dhe e keni te sigurte qe do e merrni. Shpresoj qe kete vit njesia 5 te bej zgjedhje me mend e me vend. Suksese

    Përgjigju
  • Rubi: 17/03/2025 08:49

    Brace, je nder me te miret politikan shqiptar. Te uroj fitore !!

    Përgjigju
  • Iris: 17/03/2025 03:35

    Burrin e vertete e perbejne integriteti dhe parimet.Cfare duhet te mendojme per ju kur vete thoni se per hir te gares se parabarte ju eshte dashur /te shkelni mbi ca parime qe i keni te shenjta/ e /te konkuroni ne nje strategji jo etike me shoke te rinj e te vjeter/?! Per integritetin personal e politik me mire te kishit ruajtur parimet e te kishit braktisur garen,por duket qe ambicja te doli me e forte se integriteti,parimet dhe etika.

    Përgjigju
  • Drini: 16/03/2025 22:17

    As nuk diskutohet fitorja jote Erion Brace Kush ka punuar si ju per zgjedhesit e tij Ke voten time

    Përgjigju
  • Kurizo: 16/03/2025 22:08

    Mesazh I vërtetë, nga zemra, plot mendim . Braçja Ka treguar se eshte nje nga depudetet më me integritet dhe nga me te dobishmit. Forca Erjon fitore edhe kesaj here!

    Përgjigju
  • Shpëtim: 16/03/2025 22:07

    Bashkohem me Ju. Besimplotë në fitoren Tuaj të radhës. Suksese!

    Përgjigju
  • Timi: 16/03/2025 21:51

    Ti e bon kemi besim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

‘Fatos Nano i burgosuri i fundit politik’/ Rama: Altin Dumani ishte dhe përpara Reformës në Drejtësi prokuror, por nuk arrestonte dot më parë një ministër

‘Fatos Nano i burgosuri i fundit politik’/ Rama: Altin Dumani ishte dhe përpara Reformës në Drejtësi prokuror, por nuk arrestonte dot më parë një ministër