Bashkia e Vlorës do të jetë qyteti i parë në Shqipëri me sistemin multifunksional Smart City duke ofruar internet me shpejtësi të lartë bazuar mbi fibër optike si dhe shërbim ëi‐fi free në të gjithë zonën e Lungomares.

Pjesë e këtij projekti do të jenë edhe stolat interaktivë, një risi për vendin tonë.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Leli shprehet se do të montohen 20 stola inteligjent përgjatë gjithë shëtitores së bregdetit.

Ky investim do ti shtoje edhe më shumë vlerat e shëtitores si dhe të qytetit të Vlorës.

"Siç e kam thënë është dhe do të vijoë të jetë një projekt në transformim të vazhdueshëm , sot sic e shihni punëtorët e kontraktuar nga Bashkia janë duke montuar stolat inteligjentë që do të thotë krahas funksionit si stol për ata që shëtisin , ky stol inteligjent od të ofrojë internet wifi karikim wifi dhe karikim me kabull, dhe gjatë natës, me bateritë që ka brenda mund të shrëbejë si një njësi ndriçimi”  u shpreh Dritan Leli.
 
Gjithashtu shëtitorja e Lungomares do të pajiset edhe me sistemin e kamerave të cilat do të instalohet jo vetëm në këtë zonë, por edhe në kryqëzimet më të rëndësishme të qytetit.

Policia bashkiake do të mbikëqyrë sistemin e kamerave 24 orë përmes një salle të ngritur enkas.

Këto masa shërbejnë për rritjen e sigurisë në qytetin e Vlorës për banorët, por edhe turistët.

[gallery]24029[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com