Një 23-vjeçar shqiptar, i identifikuar nga mediat italiane si Edi Berisha, është viktima e një aksidenti tragjik rrugor, i ndodhur pasditen e së enjtes rreth orës 13.30 në Itali. Sipas mediave italiane i riu ishte në timonin e një Renault Clio, në të cilin ishte e pranishme edhe vajza e tij njëvjeçare. Sipas asaj që është rikonstruktuar deri tani, duket se makina ka kaluar bë korsinë e kundërt teksa po udhëtonte në drejtim të Salos: në atë moment po vinte një mjet i rëndë dhe përplasja ishte e pashmangshme.
Edi Berisa ndërroi jetë menjëherë, vajza e vogël u shpëtua dhe u shtrua në spital, ku mbërriti me helikopterin e shpëtimit. Lëndime jo të rënda edhe për shoferin e kamionit 52-vjeçar. Siç ndodh gjithmonë në këto raste, do të hapet rasti për vrasje në rrugë. Automjetet e përfshira kanë përfunduar në sekuestrim, ndërsa trupi i Berishës është në dispozicion të organeve të drejtësisë.
Djali ishte me origjinë nga Shqipëria, por prej disa kohësh ishte në shtëpi në Gavardo. Më pak se një muaj më parë ai kishte mbushur 23 vjeç, duke festuar si gjithmonë me Martinën, partneren e tij. Mediat italiane shkruajnë se në Val Sabbia ai njihej për lojën e futbollit në disa ekipe amatore dhe për kryerjen e punëve të truprojës në të kaluarën.
Kujtojmë se po sot në Itali u njoftua vdekja në aksident e një tjetri të riu shqiptar, po 23 vjeç.
Komente










