Në Maqedoni i dënuar për korrupsion, Gruevski shëtit lirshëm në Hungari (FOTO)

Në Maqedoni i dënuar për korrupsion, Gruevski shëtit lirshëm në Hungari (FOTO)

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski duke shëtitur në Budapest

HUNGARI - Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski tashmë në azil politik, është kapur duke shëtitur rrugëve të Hungarisë. Sipas “Alsat”, fotoja e Gruevskit po qarkullon prej kohësh në Facebook. Ai është parë në një lagje të Budapestit teksa ecën në këmbë i veshur me një xhup të kuq. Ka qenë një qytetar i cili ka fotografuar Gruevskin.

E njëjta foto është publikuar edhe në mediat maqedonase dhe më gjerë me komente që e konsiderojnë shfaqjen e ish-kryeministrit si sfidë ndaj sistemit të drejtësisë, ndërsa Hungaria po e amniston pavarësisht dënimit me 2 vite burg në vendin e tij. 

Nikola Gruevski duke ecur në këmbë në një lagje të Budapestit

Para arratisjes ish-kryeministri mendohet të ketë kërkuar ndihmë nga figura të rëndësishme të BE-së, për të shmangur dënimin e tij me dy vite burg në Maqedoni për blerjen e një "Mercedesi" të blinduar 700 mijë euro në shkelje me procedurat ligjore. 

Letra e tij mendohet të jetë shkruar më 16 tetor, përpara se të arratisej përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për në Hungari, ku edhe ka aplikuar për azil politik, të cilën e ka fituar tashmë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025