SHKUP - Prej sot fillon punën Albafone, operatori i katërt i telefonisë mobile në Republikën e Maqedonisë me sloganin: “Fol shqip”.
Tashmë gjithçka është gati, Albafone shënon fillimin e punës ditën e premte, më 11 tetor 2013. Një ekip i madh i njerëzve profesionistë në të gjitha fushat kanë bërë shumë përpjekje që kompania të jetë gati dhe t'u shërbejë konsumatorëve, transmeton INA.
Albafone sjell në treg ofertën e parë, e cila është vërtet e parezistueshme: duke blerë kartelën prej 250 denarë, ju përfitoni 250 denarë mbushje, 3 muaj falas brenda rrjetit Albafone pa kurrfarë kufizimesh si dhe 73 minuta falas me të gjithë operatorët e tjerë. Dhe jo vetëm kaq, por të gjitha shërbimet ‘flasin shqip’.
Për të pasur një fillim të mbarë, Albafone do të ndajë nga 1.000 numra falas në dy dyqanet e para që do të hapen ditën e premte. Dyqani i parë në historinë e Albafone do të hapet në Q. T. City Gallery Shkup, në katin e dytë, duke filluar nga ora 09.00.Ndërsa, dyqani i dytë i Albafone do të jetë në rrugën Xhon Kenedi ku do të hapet në ora 11.00, po ashtu ditën e premte. Të gjithë të interesuarit për numra falas mund të presin para dyqaneve për të marrë numrin e tyre dhe për të hyrë në historinë e operatorit të telefonisë mobile të parë shqiptare në Maqedoni.
Si distributorë të Albafone janë angazhuar disa kompani të mirënjohura në këtë fushë dhe kështu, kompania do jetë shumë afër konsumatorëve në të gjithë Maqedoninë dhe vazhdimisht do ta zgjerojë rrjetin e saj për të ofruar shërbim sa më cilësor.
Janë përgatitur një seri shërbimesh shtesë që do ta lehtësojnë komunikimin dhe njëkohësisht do të jenë unike, këto shërbime do të jenë prezent shumë shpejt në treg. Një nga synimet kryesore të Albafone është të jetë në shërbim të konsumatorëve. Do të punohet me filozofinë 'six sigma' për t'u përgjigjur shpejt dhe me profesionalizëm të gjitha pyetjeve dhe kërkesave. Albafone do të rritet bashkë me konsumatorët e tij, do t'i ndjekë dhe aplikojë të gjitha risitë teknologjike dhe do përgjigjen shpejt me shërbime dhe oferta të reja në treg.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com